Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tani janë të hapura

Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tani janë të hapura

 

Aplikimet për bursat Chevening të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tani janë të hapura

 

Aplikimet për bursa Chevening për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar janë të hapura nga 6 gushti deri më 5 nëntor 2024. Kandidatët potencial mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes chevening.org/apply.  

Bursat Chevening u jepen individëve me prejardhje të ndryshme, të cilët mund të demonstrojnë se kanë angazhimin dhe aftësitë e nevojshme për t`u bërë udhëheqës të ardhshëm. Aplikantët duhet të kenë një ide realiste dhe të arritshme për të krijuar ndryshime pozitive në vendin e tyre dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë se si një diplomë master në Mbretërinë e Bashkuar do t`i ndihmojë ata të realizojnë idenë e tyre.

Bursa ofron mbështetje të plotë financiare për studiuesit për të ndjekur cilindo drejtim për mastër t; kualifikuar në mbi 150 universitete në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me qasje në një gamë të gjerë të përvojave ekskluzive akademike, profesionale dhe kulturore.

Që nga fillimi i programit në vitin 1983, mbi 57,000 profesionistë kanë avancuar karrierën e tyre përmes Chevening. Për vitin akademik 2025/2026, në nivel global janë në dispozicion afërsisht 1500 bursa, duke demonstruar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin e liderëve të së nesërmes.

Ema Henesi (Emma Hennessey), Drejtoresha e Njësisë për Bursa në Zyrën e Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO) të Mbretërisë së Bashkuar, tha:

"Studiuesit, akademikët dhe të diplomuarit e Chevening përdorin aftësitë dhe njohuritë që fitojnë gjatë studimeve në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur ndryshimin me tu kthyer në shtëpi, duke u bërë udhëheqës dhe krijues të ndryshimeve, duke ndihmuar që bota të jetë një vend më i mirë për të jetuar, punuar dhe përparuar."

"Chevening përfaqëson më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, ndërsa studiuesit tanë bëhen pjesë e rrjetit global Chevening me mbi 57,000 të diplomuar. Unë vazhdimisht frymëzohem nga pasioni dhe angazhimi i bashkësisë Chevening dhe mezi pres të pranojë aplikimet nga gjenerata e ardhshme e liderëve."

Tha Methju Lauson (Matthew Lawson), Ambasadori i Madhërisë së Tij, Ambasada Britanike Shkup:

"Nëse jeni të apasionuar pas nxitjes së ndryshimit, qoftë në nivel lokal apo global, nëse doni të jeni më të mirët në atë që bëni dhe keni imagjinatën për të frymëzuar të tjerët, atëherë një bursë Chevening mund të jetë mundësia e përsosur për ju."

“Rrjeti ynë i të diplomuarve është plot me influencues dinamikë që kanë ndarë të njëjtën përvojë që do të ndash dhe ti. Ata mund të ofrojnë inkurajim, mentorim, këshilla dhe kontakte. Kur të ktheheni në shtëpi pas studimeve, duhet të ndiheni të pajisur mirë për të filluar të bëni një ndryshim të vërtetë në Maqedoninë e Veriut. Apliko para afatit të fundit më 5 nëntor 2024 dhe mund të jesh pjesë e kësaj bashkësie të jashtëzakonshme."

Aplikantët e suksesshëm kanë ndarë tregimet e tyre përmes thurjes #ChosenForChevening në Facebook dhe platformën X. Na ndiqni në Ambasada Britanike Shkup dhe @UKinRNMacedonia.

 

Më shumë informata

Për informata të hollësishme mbi kriteret për pranim dhe specifikat e bursave, vizitoni chevening.org.

Kontakt

Bela.Trenevska-Shotarovska@fcdo.gov.uk

Menaxhere e Komunikimeve

Ambasada Britanike Shkup

 

 

FUND

Shënim për redaktorët

Bursat Chevening janë programi global i bursave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i financuar nga Zyra e jashtme, e Komonuelthit dhe e zhvillimit (FCDO) dhe organizatat partnere. Bursat mbështesin studimet njëvjeçare të nivelit master në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për individë me potencial të demonstrueshëm për t`u bërë udhëheqës të ardhshëm, vendimmarrës dhe formues të opinionit.

 

Chevening filloi në vitin 1983 dhe është zhvilluar në një skemë prestigjioze për bursa ndërkombëtare. Studiuesit e Chevening vijnë nga mbi 160 shtete dhe territore në mbarë botën. Gjatë pesë viteve të fundit, Chevening ka ndarë mbi 8,000 bursa. Ka mbi 57,000 të diplomuar Chevening në mbarë botën që përbëjnë një rrjet global shumë të vlerësuar dhe me ndikim.


Më shumë informata në dispozicion në
chevening.org.   

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar