Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Debat për pesë ligjet në fushën e arsimit, MASH-i i bën thirrje opinionit,për të marrë pjesë në përgatitjen e zgjidhjeve më cilësore

Debat për pesë ligjet në fushën e arsimit, MASH-i i bën thirrje opinionit,për të marrë pjesë në përgatitjen e zgjidhjeve më cilësore

 

Debat për pesë ligjet në fushën e arsimit, MASH-i i bën thirrje opinionit,për të marrë pjesë në përgatitjen  e zgjidhjeve më cilësore

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në sistemin qeveritar ENER djanë publikuar  pesë Propozim -ligje në fushën e arsimit ,dhe  opinioni  mund të merrë pjesë në krijimin e zgjidhjeve më cilësore me të cilat do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor.

 

Bëhet fjalë për Propozim- ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin  profesional dhe trajnim dhe për arsimin e të rriturve, si dhe Ligjet për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare për  Kualifikime.

 

Propozim-Zgjidhjet janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, në të cilët marrin pjesë përfaqësues të MASH-it dhe shumë  institucione të tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të felës mësimdhënëse dhe akademike.

Duke pasur parasysh se zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive sillen ekskluzivisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara,MASH-i inkurajon qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e rregullativës ligjore në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor .

Sugjerimet dhe propozimet për plotësimin/ndryshimin e zgjidhjeve ligjore dorëzohen në email adresën elektronike zakonskaregulativa@mon.gov.mk, ndërsa  mundësia  është e hapur deri në fund të muajit shtator.

[ Friday, September 13, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar