Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Maqedonasit më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe vendas në Ohër, në konferencën shkencore për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase

MASH: Maqedonasit më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe vendas në Ohër, në konferencën shkencore për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase

 

MASH: Maqedonasit më të suksesshëm ndërkombëtarë dhe vendas në Ohër,   në konferencën shkencore për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase

 

 

 

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët Konferencën e 51-të Shkencore Ndërkombëtare, e cila në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase, po mbahet në Ohër, duke theksuar se shumë maqedonas vendas dhe të huaj, filologë, folkloristë dhe kulturologë janë dëshmi e interesit të jashtëzakonshëm që e shkakton gjuha maqedonase dhe  përkushtimi i tyre në hulumtimin dhe kremtimin e trashëgimisë gjuhësore dhe letrare të gjuhës maqedonase.

 

 “Tubimi i hulumtuesve shkencorë këtë vit ka një rëndësi të veçantë sepse po festojmë tre jubile monumentale: 150 vjet nga lindja e Kërste Misirkovit, 95 vjet nga lindja e Gane Todorovskit dhe 90 vjet nga lindja e Petre M. Andreevskit. Ato lanë gjurmë të pashlyeshme në peisazhin tonë kulturor dhe intelektual dhe janë gjithmonë frymëzim për analiza dhe kërkime shkencore. Gjithashtu kurioziteti me të cilin presim prezantimet e studimeve shkencore, të cilën besoj se do të jenë kontribut i rëndësishëm në pasurimin e të kuptuarit tonë për letërsinë, kulturën dhe historinë maqedonase”, tha zëvendësministri Aliu.

 

Duke theksuar se kjo Konferencë Shkencore tanimë për gjysmë shekulli jepë referenca kyçe për maqedonologjinë dhe inkurajon procesin e komunikimit ndërmjet traditës dhe modernitetit, Aliu tha se shkencëtarët  përmes punimeve të tyre kontribuojnë në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës maqedonase, veçanërisht në kontekst ndërkombëtar. Me ç`rast, shkencëtarët dhe hulumtuesit shkëmbejnë njohuri dhe përvoja, gjithashtu përforcohet bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet shkencëtarëve maqedonas dhe të huaj, ndërsa Konferenca luan  rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës maqedonase.

 “Qeveria e re dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështesin Konferencën Shkencore Ndërkombëtare si  ngjarje e rëndësishme nga fusha akademike dhe kulturore, e cila ka efekte të gjera në afirmimin e vendit tonë. “Kjo konferencë le të jetë një podium frymëzues për shkëmbimin e ideve, për kremtimin e pasionit të përbashkët për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase dhe sigurisht për krijimin e shoqërive të reja”, theksoi zëvendësministri i Arsimit.

 

Lajme dhe Ngjarje


1/15/2025

1/15/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar