Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në rrjedhë është aplikimi për subvencionimin e racionit për student, thirrja vlen edhe për brucoshët potencial të cilët do të fitojnë statusin e studentit të rregullt deri më 20 shtator

Në rrjedhë është aplikimi për subvencionimin e racionit për student, thirrja vlen edhe për brucoshët potencial të cilët do të fitojnë statusin e studentit të rregullt deri më 20 shtator

 

Në rrjedhë është  aplikimi për subvencionimin e racionit për student, thirrja vlen edhe për brucoshët potencial të cilët do të fitojnë statusin e studentit të rregullt  deri më 20 shtator

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ju rikujton se në rjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja zgjat deri më 5 shtator dhe përveç studentëve aktualë mund të aplikojnë edhe brucoshët potencialë, gjegjësishtë ,ata qytetarë të cilët ndërkohë do të aplikojnë për t`u regjistruar në vitin e parë  të fakultetit. Për këta student, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, deri në datën 20 shtator do të kontrollohet nëse janë pranuar si studentë të rregullt.

 

Kushtet dhe kriteret për realizimin e së drejtës janë të shënuara në linkun në vazhdim.

Aplikimi realizohet në formë  elektronike përmes portalit.https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

 

Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, mund t`i drejtohet Sektorit për standard të studentëve  dhe nxënësve  përmes kontaktit në vijim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk  ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në ndërtesën e ministrisë.

 Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa  studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar