Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ndahen 20 bursa „ Boris Trajkovski" për studime pasdiplomike në Selanik

Ndahen 20 bursa „ Boris Trajkovski" për studime pasdiplomike në Selanik

 

Ndahen 20 bursa „ Boris Trajkovski

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është konkursi për ndarjen e 20 bursave Boris Trajkovski”, për studime të ciklit të dytë për Programin MBA ekzekutiv pan-evropian me diplomë të dyfishtë nga Universiteti-Jork dhe Universiteti i Strasburgut, i cili realizohet  në Selanik, Republika e Greqisë.

 

Bursat ndahen nën përkrahjen  e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i referohen vitit akademik 2024/2025, për drejtimet në vazhdim: menaxhment i përgjithshëm; marketing; financa; menaxhim në logjistikë; menaxhim në shëndetësi dhe menaxhim i burimeve njerëzore.

 

Vlera e një burse është 14,890 euro dhe mbulon shpenzimet e regjistrimit. Gjysma e mjeteve, gjegjësisht 7,445 euro, janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjysma tjetër nga Siti Kolexh – Kampusi Evropian i Universitetit të Jork-ut. Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet e tjera ditore janë barrë e kandidatit.

 

Të gjitha informatat shtesë për kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim gjenden  në konkursin e publikuar në linkun  në vazhdim. Afati i fundit për aplikim është 13 shtator 2024.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar