Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE

 

Në bazë të Protokollit për bashkëpunim për ndarjen e bursave "Boris Trajkovski" me numër arkivor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 08-7241/1 të datës 29.07.2024, nënshkruar në Shkup më 13.08.2024 nga Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Siti Kolegj, Kampusi Evropian i Universitetit Jork, dhe në përputhje me nenin 55 paragrafin 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19, 110/19 dhe 121/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

 

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE "BORIS TRAJKOVSKI" PËR STUDIME NGA

CIKLI I DYTË PËR PROGRAMIN MBA EKZEKUTIV PAN-EVROPIAN NË UNIVERSITETIN E JORKUT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

 

Regjistrimi për 20 studentë për studime dyvjeçare me korespodencë nga cikli II (i dytë) në kuadër të programit MBA Executiv Pan-European me diplomë të dyfishtë nga Universiteti i Jork-ut dhe Universiteti i Strasburgut, e cila realizohet në Selanik, Greqi, në kuadër të bursave "Boris Trajkovski" dhe atë për drejtimet në vazhdim:

 

  • Menaxhment i përgjithshëm
  • Marketing
  • Financa
  • Menaxhim në logjistikë
  • Menaxhim në shëndetësi
  • Menaxhim i burimeve njerëzore

 

Në këtë konkurs mund të aplikojnë profesionistë të profileve të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompani nga sektori privat dhe publik.

 

Mjetet e bursave do të ndahen si vijon:

 

Për 20 (njëzet) kandidatët më të mirë sipas kritereve të përcaktuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së renditjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhe:

 

 

1. 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Universiteti (7,445 euro/student),

2. 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (7,445 euro/student).

 

Tarifa e përgjithshme e shkollimit për programin MBA është 14,890 euro për student.

 

 

Programi MBA Ekzekutiv Pan-Europian është paraparë të realizohet gjatë kohës së vikndeve në Selanik, Greqi. Përfituesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik më së shumti deri në një fundjavë në muaj në periudhë prej dy vjetësh dhe të marrin pjesë në vizitat studimore në kohëzgjatje trejavore: a) një javë në Universitetin Jork, Mbretërisë së Bashkuar, b) në Universitetin e Strasburgut, Francë dhe c) një javë studimi në Selanik, Greqi. Të gjitha ligjëratat do të jenë në gjuhën angleze. Pas përfundimit me sukses të programit dual MBA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për përfundimin e studimeve të magjistraturës  në administrim afarist nga Universiteti Jork dhe Universitetit të Strasburgut.

Bursat mbulojnë vetëm tarifat e shkollimit.

Mjetet e tjera (shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet e tjera të jetesës) janë barë e kandidatit.

 

 KUSHTET PËR REGJISTRIM                     

 

Kandidatët që do të konkurrojnë duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

• Të ketë përfunduar studimet universitare akademike  ciklit të parë;

• Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjeçare;

• Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (certifikatë TOEFL me rezultat 89 kur i nënshtrohet provimit online ose IELTS me rezultat 6.5 ose ekuivalentimi i tyre). Kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm, studimet deridiplomike ose pasdiplomike në gjuhën angleze nuk janë të obliguar të bashkangjesin certifikatë të tillë. Kandidatët që nuk posedojnë një nga certifikatat e lartëpotecnuara, do të testohen nga Kolegji Siti  shkup  datën dhe lokacionin për të cilët do të njoftohen në mënyrë shtesë.

 

Si kritere për përzgjedhje do të konsiderohen:

1. Shkalla e arsimit të fituar dhe mesatarja. Kandidatët të cilët kanë të përfunduar studimet e magjistraturës apo të doktoraturës cilën do fushë do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.

2. Si përparësi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të konsiderohet cilësia dhe kohëzgjatja e përvojës së punës, si dhe niveli dhe koha e kaluar në pozicione menaxhuese të cilët kandidati i ka gjatë përvojës së punës.

3. Niveli i njohjes së gjuhës angleze.

 

 DOKUMENTET E NEVOJSHME

Fletëparaqitja (publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);

Formulari i plotësuar për aplikim ( publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);

• Përkthim gjyqësor në gjuhën angleze  diplomës për studime të përfunduara akademike të ciklit të parë dhe  certifikatës për provimet e kaluara me nota dhe suksesit mesatar;

• Kopje  certifikatës për njohjen e gjuhës angleze, të vërtetuar në noter;

• Një rekomandim me shkrim (në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar);

• Biografia në gjuhën angleze;

• 4 fotografi ( në madhësi e pasaportës). 

 

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga ana  e Komisionit të përbashkët i përbërë nga një përfaqësues të nënshkruesve të Protokollit, në përputhje me kriteret e Universitetit Jork dhe rregulloret ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Të gjitha dokumentet dorëzohen në tri (3) eksemplarë (një në formë origjinale dhe dy kopje).

Afati i fundit për aplikim: 13 shtator 2024

.        

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën në vijim:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 (ndërtesa Nova Makedonija, Arkivi-kati përdhes), 1000 Shkup me shënim “Bursat Boris Trajkovski”.

Personat kontaktues: anastasija.trajkovska@mon.gov.mk dhe marija.nikovska@york.citycollege.eu

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar