Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Turqisë Ulusoj

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Turqisë Ulusoj

 

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Turqisë Ulusoj

 

 

Me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, e cila duhet të ndodhë deri në fund të vitit kalendarik, Maqedonia dhe Turqia edhe më shumë do t`i përforcojnë  marrëdhëniet e mira bilaterale, duke ofruar mundësi të reja për kuadrin akademik dhe fellën mësimoro-shkencore në të dy vendet.

 

Kjo temë gjithashtu ishte në fokusin e takimit të sotëm ndërmjet Ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska me ambasadorin turk Fatih Ulsoj, ku të dyja palët shprehën mirënjohjen për marrëdhëniet e mira të deritanishme mes dy vendeve dhe pritjet për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

 

Ministrja Janevska në takim informoi për aktivitetet vijuese të ministrisë në drejtim të ofrimit të sistemit arsimor më cilësor. Gjithashtu tha se mbi 8000 nxënës e ndjekin mësimin në gjuhën mësimore turke në shkollat e maqedonisë dhe se kujdesi për arsim cilësor të komunitetit turk, si dhe të gjithë bashkësive të tjera në vend, do të vazhdojë të jetë intensiv dhe i barabartë në të ardhmen. Informoi edhe për aktivitetet të cilat tashmë kanë filluar në ministri, ndërsa janë pjesë e programit të ri të punës së institucionit.

 

Duke e uruar ministren për emërimin e detyrës, ambasadori Ulusoj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe iniciativa të reja në të gjitha segmentet arsimore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/18/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar