Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Shteti ka simbolet e veta ,ato mësohen në shkolla dhe të gjithë duhet t`i respektojmë

Janevska: Shteti ka simbolet e veta ,ato mësohen në shkolla dhe të gjithë duhet t`i respektojmë

 

Janevska: Shteti ka simbolet e veta ,ato mësohen në shkolla dhe të gjithë duhet t`i respektojmë

 

 

Shteti ka simbolet e veta - himnin, flamurin ndërsa do të thoja gjuha e përbashkët e cila duhet të jetë mjet për komunikim dhe mirëkuptim më të mirë. Fatkeqësisht, na ndodh që fëmijët nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Nëse nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, atëherë nuk do të  mund të ndajnë jetë të përbashkët, gëzime të përbashkëta, suksese dhe pikëllim përbashkët. Nuk duhet të jetë kështu, është përgjigjur ministrja e Arsimit dhe Shkencës prof. Dr. Vesna Janevska, në pyetjen se a është i drejtë vendimi i Këshillit të Komunës së Velesit që nga 1 shtatori të fillojë mësimi në shkolla me intonimin e himnit të Maqedonisë.

 

Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe i të gjitha kombësive të tjera që jetojnë këtu. Qëllimi i Qeverisë është që të jemi të gjithë të barabartë dhe ta ndiejmë atë si vendin tonë. Apeloj, në vend që individë të merren me gjëra që mund të irritojnë apo lëndojnë dikë, të bëjmë konsensus dhe të punojmë së bashku për arsim, shëndetësi, ekonomi, turizëm më të mirë ”, theksoi Janevska.

 

Ajo gjithashtu shtoi se këto ditë po nënshkruan pagesën e mbështetjes financiare të cilën e premtoi qeveria e kaluar dhe për arsye të panjohura nuk e ka paguar dhe nuk e kupton arsyen duke e marrë parasyshë atë se sa familje me të ardhura të ulëta nën pagën mesatare ka në vend.

 

T’i stimulojmë fëmijët të mësojnë dhe të mos kenë nevojë për këtë lloj ndihme”. Kur të rriten, me mundin dhe njohuritë e tyre t`i sigurojnë vetes një jetë të denjë. Ky duhet të jetë fokusi ynë i vërtetë”, shtoi ministrja.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar