Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Informata nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (aplikimi i parë)

Informata nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (aplikimi i parë)

 

Informata nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 (aplikimi i parë)

 

 

Aplikimi i parë i nxënësve u realizua nëpërmjet aplikimit elektronik nga 20 deri më 25 qershor të vitit 2024 dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla ishte në ditë pune në të njëjtën periudhë. Lista e renditjes u publikua më 26 qershor të vitit 2024.

Në përputhje me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2024/2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u shpall në mars të vitit 2024, parashihet të organizohet test kualifikues në shkollat ​​ku ka numër të madh të nxënësve me pikë të njëjta në renditje sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë sipas lëndëve mësimore, përkatësisht:

- për arsimin gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë

- për drejtimin e shëndetësisë – biologji dhe kimi

- për drejtimet e tjera –  gjuhë amtare dhe matematikë.

Këtë vit testi kualifikues do të organizohet më 28 qershor të vitit 2024 në shkollat në vijim:

·        SHMQSHD-r Pançe Karagjozov“ – Qyteti i Shkupit, drejtimi i shëndetësisë për profilet arsimore teknik farmaceutik, infermiere dhe teknik i dhëmbëve, me mësim në gjuhën shqipe.

·        SHMKKNDimitar Vllahov“ – Strumicë, drejtimi i shëndetësisë për profilin arsimor infermiere, me mësim në gjuhën maqedone.

Listat përfundimtare të renditjes me rezultatet për nxënësit të cilët do t`i nënshtrohen testit kualifikues do të publikohen më 28 qershor të vitit 2024.

Në bazë të listave përfundimtare të finalizuara për aplikimin e parë, janë marrë të dhënat në vijim: 

****************************************************************************

aplikimin e parë kanë aplikuar gjithsej 15 786 nxënës, nga të cilët:

  • 11 268 nxënës për mësim në gjuhë maqedone mësimore,
  • 4 231 nxënës për mësim në gjuhë shqipe mësimore,
  • 277 nxënës për mësim në gjuhë turke mësimore dhe
  • 10 nxënës për mësim në gjuhë serbe mësimore.

Në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej 13 882 nxënës nga të cilët:

  • 10 275  nxënës për mësim në gjuhë maqedone mësimore,
  • 3 358 nxënës për mësim në gjuhë shqipe mësimore,
  • 239 nxënës për mësim në gjuhë turke mësimore dhe
  • 10 nxënës për mësim në gjuhë serbe mësimore.

Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej: 13 882

  • 4 316 nxënës në arsimin e gjimnazit
  • 9 566 nxënës në arsimin profesional

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve arsimin e gjimnazit ka mbaruar në:

 - SHMK Gjimnazi Josip Broz Tito“ - Manastir

SHMQSH GjimnaziNikolla Karev“ - Shkup

SHMQSH Gjimnazi Georgi Dimitrov“ – Shkup dhe

 - SHMQSH Gjimnazi Orce Nikollov“ – Shkup.

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin profesional ka mbaruar në drejtimet dhe shkollat në vijim:

 

DREJTIMI PËR NDËRTIMTARI DHE GJEODEZI:

·        -SHMTKGostivar“- Gostivar për profilin arsimor:

 -   teknik i arkitekturës/teknik i ndërtimtarisë me mësim në gjuhën shqipe.

 

DREJTIMI PËR GRAFIKË:

·        SHMKRiste Risteski Riçko“-Prilep për profilin arsimor:

 -  redaktor i grafikës - dizajner me mësim në gjuhë maqedone.

 

DREJTIMI PËR EKONOMI-JURIDIK DHE TREGTI:

·        SHMKJosif Josifovski“-Gjevgjeli për profilin arsimor:

 -  teknik ekonomik/ administrator biznesi me mësim në gjuhë maqedone.

 

·        SHMKLjupço Santov“ -  Koçan, për profilin arsimor:

 -  administrator biznesi,

 - teknik për e-tregti dhe marketing dixhital dhe

 - teknik ekonomik, të gjitha me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMPKSh. Kirili dhe Metodij“ – Ohër, për profilin arsimor:

-  teknik ekonomik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKJane Sandanski“ – Manastir, për profilet arsimore:

 -  teknik për e-tregti dhe marketing dixhital dhe

 -  teknik ekonomik, me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMQSHArsenij Jovkov“ – Qyteti i Shkupit, për profilin arsimor:

 -   asistent, administrator afarist, me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMQSHCvetan Dimov“ – Qyteti i Shkupit, për profilin arsimor:

 -  shitës, referent për shërbime të shitjes, me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMQSHJane Sandanski“ – Strumicë, për profilet arsimore:

-  teknik për e-tregti dhe marketing dixhital dhe

 -  teknik ekonomik, me mësim në gjuhën maqedone

·        SHMK Pero Nakov“-Kumanovë për profilin arsimor:

 -  administrator biznesi me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKGjorçe Petrov“- Kriva Pallankë për profilin arsimor:

 -  teknik për e-tregti dhe marketing dixhital me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMEJTQSH Vasil Antevski Dren“ – Qyteti i Shkupit për profilin arsimor:

 -  teknik për e-tregti dhe marketing dixhital me mësim në gjuhën maqedone;

 

DREJTIMI ELEKTROTEKNIK:

·        SHMKKole Nehtenin“ - Shtip për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMPKKole Nehtenin“ - Veles për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMTKGostivar“ - Gostivar për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë me mësim në gjuhën maqedone dhe me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMKIlinden“ - Ilinden për profilet arsimore:

 - elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë dhe 

 - elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKGjorçe Petrov“-Kriva Pallankë për profilin arsimor:

  - elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë /elektroteknik-teknik energjetik me mësim në gjuhën maqedone;

·        QSHKEM Sh. Naum i Ohrit“-Ohër për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë;

 - elektroteknik-teknik energjetik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKRiste Risteski Riçko“-Prilep për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë /elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion me mësim në gjuhën maqedone;

 - teknik për mekatronikën industriale / elektroteknik-teknik energjetik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMQSHVllado Tasevski“ – Qyteti i Shkupit për profilet arsimore:

- elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë dhe

 - elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKBogdanci “-Bogdanci për profilin arsimor:

 -  elektroteknik-teknik energjetik / elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKNikolla Karev“-Strumicë për profilin arsimor:

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë me mësim në gjuhën maqedone.

 

DREJTIMI I SHËNDETËSISË

·        SHMKJane Sandanski“-Shtip, për profilin arsimor:

 -  teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMPKDimitrija Çupovski“-Veles, për profilin arsimor:

 -  teknik farmaceutik/ teknik medicinal, laboratorik dhe sanitar me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKJosif Josifovski“-Gjevgjeli për profilin arsimor:

 -  teknik i dhëmbëve/teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMMKGostivar“-Gostivar për profilin arsimor:

 -  infermiere me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMK Mirko Mileski“-Kërçovë, për profilin arsimor:

 -  infermiere me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMQSHD-r Pançe Karagjozov“-Qyteti i Shkupitpër profilet arsimore:

 - teknik i fizioterapisë me mësim në gjuhën maqedone;

-  infermiere

 - infermiere gjinekologji-akusheri

 - teknik i fizioterapisë

 - teknik farmaceutik dhe

 -  teknik i dhëmbëve , të gjitha me mësim në gjuhën shqipe.

·        -SHMMKD-r Jovan Kallauzi“-Manastir, për profilin arsimor:

 -  teknik i dhëmbëve me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMQSHCvetan Dimov“-Qyteti i Shkupit për profilin arsimor:

 - teknik farmaceutik me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMQSHMarija Kiri Skllodovska“ – Qyteti i Shkupit për profilin arsimor:

  -teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKKNDimitar Vllahov“ – Strumicë për profilet arsimore:

 - infermiere dhe

 - teknik farmaceutik me mësim në gjuhën maqedone

·        SHMMKNikolla Shtejn“-Tetovë, për profilin arsimor:

 - infermiere me mësim në gjuhën shqipe.

 

SHËRBIME PERSONALE:

·        SHMKTaki Daskallo“-Manastirpër profilin arsimor:

 -  teknik për kujdesin e kozmetikës dhe bukurisë me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMMKD-r Jovan Kallauzi“, për profilin arsimor:

 -  teknik për kujdesin e kozmetikës dhe bukurisë me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMQSHSaraj“-Qyteti i Shkupit, për profilin arsimor:

 -  parukeri me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMMKNikolla Shtejn“-Tetovëpër profilin arsimor:

 -  teknik për kujdesin e kozmetikës dhe bukurisë me mësim në gjuhën shqipe.

·        SHMMKNikolla Shtejn“-Tetovëpër profilin arsimor:

   - teknik për kujdesin e kozmetikës dhe bukurisë me mësim në gjuhën maqedone.

 

DREJTIMI PËR KOMUNIKACION:

·        SHMSHQRAPT Mosha Pijade“ – Tetovë për profilin arsimor:

 -  drejtues i makinave për bartjen e materialeve me mësim në gjuhën shqipe;

·        SHMSHQRAPTKole Nedellkovski“ – Veles për profilin arsimor:

 - teknik për transport dhe shpedicion me mësim në gjuhën maqedone;   

    

DREJTIMI PËR HOTELIERI DHE TURIZËM:

·        SHMK Kole Nedellkovski“-Veles, për profilet arsimore:

 -  kamarier/ kuzhinier /pasticier me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKJosif Josifovski“ – Gjevgjeli për profilin arsimor:

 - teknik për hotelieri dhe turizëm me mësim në gjuhën maqedone;

 

DREJTIMI PËR KIMI DHE TEKNOLOGJI:

·        SHMQSH Marija Kiri Skllodovska“- Qyteti i Shkupit për profilet arsimore:

 - teknik për prodhime kozmetike dhe kimike dhe

 -  teknik për laboratori dhe kimi, të dyja me mësim në gjuhën maqedone;

·        SHMKKNDimitar Vllahov“ – Strumicë për profilin arsimor:

- teknik për prodhime kozmetike dhe kimike me mësim në gjuhën maqedone;

 

DREJTIMI PËR PYLLTARI DHE PËRPUNIM I DRURIT:

·        SHMQSH Georgi Dimitrov“ – Qyteti i Shkupit për profilin arsimor:

 -  teknik për mobilje dhe enterier me mësim në gjuhën maqedone.

 

Vende të lira për aplikimin e dytë ka për gjithsej 17 272 nxënës nga të cilët:

  • 11 517 vende të lira me mësim në gjuhën maqedone mësimore,
  • 5 142  vende të lira me mësim në gjuhën shqipe mësimore,
  • 564  vende të lira me mësim në gjuhën turke mësimore dhe
  • 49 vende të lira me mësim në gjuhën serbe mësimore.

Vende të lira sipas llojit të arsimit për aplikimin e dytë ka:

  • në arsimin e gjimnazit 4 878 vende të lira nga të cilat:

Ø  2  979 për nxënës me mësim në gjuhën maqedone,

Ø  1  705 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

Ø  170 për nxënës me mësim në gjuhën turke dhe

Ø   24 për nxënës me mësim në gjuhën serbe.

  • në arsimin profesional 12 394 vende të lira nga të cilat:

Ø  8 538 për nxënës me mësim në gjuhën maqedone,

Ø  3 437 për nxënës me mësim në gjuhën shqipe,

Ø  394 për nxënës me mësim në gjuhën turke dhe

Ø  25 për nxënës me mësim në gjuhën serbe.

Aplikimi i dytë i nxënësve dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të kryhet më 1 dhe 2 korrik të vitit 2024 deri në orën 15:00. Lista e renditjes së nxënësve të regjistruar publikohet më 3 korrik të vitit 2024 në vend publik të shkollës dhe/ose në faqen zyrtare të shkollës, deri në orën 09:00.

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​për arsimin e mesëm më 5 korrik të vitit 2024 ndërsa listat përfundimtare të renditjes me rezultatet do të publikohen më 5 korrik të vitit 2024 në tabelën e njoftimeve të shkollës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar