Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / BURSA PARLAMENTARE NDËRKOMBËTARE E BUNDESTAGUT GJERMAN (IPS) 2025

BURSA PARLAMENTARE NDËRKOMBËTARE E BUNDESTAGUT GJERMAN (IPS) 2025

 

 

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup njofton  për mundësinë e marrjes së “Bursës Ndërkombëtare Parlamentare” (IPS) nga Bundestagu Gjerman për vitin 2025.

Të rinj të diplomuar të cilët janë të angazhuar, të hapur, me interes për politikën dhe me vullnet për të marrë pjesë aktive dhe me përgjegjësi në të ardhmen demokratike të vendit të tyre, marrin mundësinë në Bundestagun gjerman të njohin sistemin parlamentar gjerman përmes teorisë dhe praktikës.

Programi 2025 zgjat nga 1 mars 2025 deri më 31 korrik 2025. Ndër të tjera, parakusht për përzgjedhje është njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane dhe politikës, shoqërisë dhe historisë.

Për informacion shtesë: https://skopje.diplo.de/mk-mk/-/2598228 dhe www.bundestag.de/ips

 

Afati i fundit për aplikim është 31 korrik 2024.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 31 korrik 2024 në Ambasadën Gjermane në Shkup me e-mail: (info@skop.diplo.de), e cila bën përzgjedhjen e parë. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në Ambasadë në  intervistë me  komision nga Bundestagu Gjerman.

 

Стипендии

Back to top
Close Offcanvas Sidebar