SHMSH „Akademia e Sportit " - Shkup do të fillojë të ndjekë talentët sportiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë pjesë e shkollës në paralelet e futbollit, hendbollit, basketbollit dhe tenisit për vitin shkollor 2024/2025, të cila përveç në Shkup janë paraparë edhe paralele në përbërje të shkollave të mesme publike që janë jashtë selisë, në komunat në vazhdim:
- SHMK „Kuzman Shapkarev" - Manastir, futboll,
- SHMK „Pero Nakov" - Kumanovë, basketboll,
- SHKHT „Vanço Pitoshevski" - Ohër, futboll,
- SHMK Gjimnazi „Mirçe Acev" - Prilep, futboll,
- SHMK „Nikolla Karev" - Strumicë, futboll,
- SHMK „Kiril Pejçinoviq" - Tetovë, futboll,
- SHMK „Koço Racin" - Veles, futboll,
- SHMK „Gostivar" - Gostivar, futboll dhe
- SHMK „Kole Nehtenin" - Shtip, futboll.
Qëllimi i Akademisë së Sportit është nxënësit, me talent sportiv të aftësohen që të arrijnë rezultate të larta sportive dhe të përgatiten që në moshë të hershme të anëtarësohen në seleksionet nacionale sportive për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis. Nxënësitë do t`i nënshtrohen programit të veçant, special për këtë synim, është krijuar program për arsim dhe stërvitje. Për punë me nxënës do të angazhohen ekipe profesionale të përbëra nga trajner dhe zëvendësi i tij dhe fizioterapeut. Kandidatët për regjistrim në vitin e parë në shkollën e mesme do të përzgjidhen nga komisioni profesional.
Përzgjedhja do të bëhet në faza:
- Skauting nga persona profesional
- Përzgjedhja nga ekipi profesional
- Testimi i aftësive psiko-fizike nga komisioni profesional
Nxënësit të cilët do të pranohen, ndërsa të cilët nuk janë nga rajoni ku do të vijojnë mësimin, do të Ju sigurohet akomodim dhe ushqim, ndërsa transport deri në shkollë dhe në terrene sportive do të sigurohet për të gjithë nxënësit, konform ligjit.
Lista e vendndodhjeve dhe datave në të cilat do të realizohet përzgjedhja fillestare nga Federata konkrete e Sporteve është si vijon:
PËR PARALELET SPORTIVE NË HENDBOLL
Termini i parë për përzgjedhje
Shkup
Data: 20.05.2024 (e hënë)
Vendi: Salla sportive "Heronjt popullor" (salla në FAFSSH) - Shkup, në rr. Dimçe Mirçev nr. 3
Me fillim: ora 09:00
Termini i dytë për përzgjedhje
Shkup
Data: 27.05.2024 (e hënë)
Vendi: Salla sportive e "Heroi popullor" (salla në FAFSSH) -
Shkup në rr. Dimçe Mirçev nr. 3
Me fillim: ora 09:00
Personi përgjegjës: Mileva Velkova
*Kandidatët paraqiten në vendin e caktuar të përzgjedhjes gjysmë ore para fillimit të përzgjedhjes.
*Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të bashkangjesin vërtetim për kontrollin mjekësor të kryer nga institucioni i autorizuar i mjekësisë sportive.
PËR PARALELELET SPORTIVE PËR BASKETBOLL
Termini i parë për përzgjedhje
Shkup
Data: 11.05.2024 (e shtunë)
Vendi: Salla sportive “Kale” (salla e madhe) Shkup
Me fillim: ora 11:00
Termini i dytë për përzgjedhje
Shkup
Data: 22.05.2024 (e mërkurë)
Vendi: Salla sportive "Kale" (salla e madhe) Shkup
Me fillim: ora 12:00
Kumanovë
Data: 17.05.2024 (e premte)
Vendi: SHMK "Pero Nakov" Kumanovë (salla e shkollës)
Fillimi: ora 11:00
Personi përgjegjës: Nebojsha Gjukoviq
*Kandidatët paraqiten në vendin e caktuar të përzgjedhjes gjysmë ore para fillimit të përzgjedhjes.
*Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të bashkangjesin vërtetim për kontrollin mjekësor të kryer nga institucioni i autorizuar i mjekësisë sportive.
PËR PARALELET SPORTIVE NË TENIS
Termini i parë për përzgjedhje
Shkup
Data: 10.05.2024 (e premte)
Vendi: Klub trenisi TENNIS PARK POINTER
Me fillim: ora 10:00
Termini i dytë për përzgjedhje
Shkup
Data: 17.05.2024 (e premte)
Vendi: Klub tenisi TENNIS PARK POINTER
Me fillim: ora 10:00
Personi përgjegjës: Gligor Sanev 075 351 118
PËR PARALELET SPORTIVE NË FUTBOLL
Tetovë
Data: 13.05.2024 (e hënë)
Vendi: Fushë me bar artificial në Komunën e Tetovës
Me fillim: ora 09:00
Informata nga koordinatorët rajonal: Borçe Mirçeski 075/334-224 (për paralelet e gjuhës maqedonase) dhe Fisnik Hiseni 070/769-466 (për paralelet e gjuhës shqipe)
Gostivari (qytetet tjera të cilat i përfshinë kjo përzgjedhje: Kërçovë)
Data: 13.05.2024 (e hënë)
Vendi: Fusha me bar artificial të Komunës së Gostivarit
Me fillim: ora 12:00
Informatë nga koordinatori rajonal: Mensur Jakupi 075/300-400
Ohër (qytetet e tjera të cilat i përfshin kjo përzgjedhje: Strugë dhe Dibër)
Data: 13.05.2024 (e hënë)
Vendi: Fusha me bar artificial - Biljanini Izvori - Ohër
Me fillim: ora 15.00
Informata nga koordinatori rajonal: Goce Toleski 078/208-604
Veles (qytetet e tjera të cilat i përfshin nga kjo përzgjedhje: Gradsko)
Data: 15.05.2024 (e mërkurë)
Vendi: Stadiumi i Qytetit në Veles
Me fillim: ora 10.00
Informata nga koordinatori rajonal: Bazhe Levkov 078/240-337
Prilep (qytetet e tjera të cilat i pëfshinë kjo përzgjedhje: Krushevë, M. Brod, Kavadar dhe Negotinë)
Data: 15.05.2024 (e mërkurë)
Vendi: Fusha me bar artificial të Komunës së Prilepit
Me fillim: ora 13.00
Informata nga koordinatori rajonal: Toni Naumoski 078/308-575
Manastir (qytete të tjera të cilat i përfshin kjo përzgjedhje: Resnjë, Demir Hisar)
Data: 15.05.2024 (e mërkurë)
Vendi: Fusha me bar artificial të Komunës së Manastirit
Me fillim: ora 17:30
Informata nga koordinatori rajonal: Lazo Gashtarov 076/282 070
Strumicë (qytetet tjera të cilat i përfshin kjo përzgjedhje: Gjevgjeli, Valandovë, Radovish, Dojran, Berovë, Pehçevë, Miravcë, Demir Kapi)
Data: 17.05.2024 (e premte)
Vendi: Fusha me bar artificial të Komunës së Strumicës
Me fillim: ora 12:30
Informata nga koordinatori rajonal: Aleksandar Stojanov 070/916-756
Shtip (qytetet tjera të cilat i përfshin kjo përzgjedhje: Koçan, Vinicë, Sveti Nikolë, Probishtip, Dellçevë, Kratovë, Kriva Palankë, Makedonska Kamenicë)
Data: 17.05.2024 (e premte)
Vendi: Fusha me bar artificial të Komunës së Shtipit
Me fillim: ora 15.00
Informata nga koordinatori rajonal: Dimitar Maxhunarov 078/476-715
Shkup (qytetet e tjera të cilat i përfshin kjo përzgjedhje: Kumanovë)
Data: 21.05.2024 (e martë)
Vendi: Qendra Stërvitore e FFM-së - Tribuna në fushën 1
Me fillim: ora 9.00
Informata nga koordinatori rajonal: Zvonko Zlatanovski 078/345-402 ose zvonko.zlatanovski@ffm.com.mk
SHËNIM NGA FEDERATA E FUTBOLLIT TË MAQEDONISË:
- Do të ketë vetëm një raund përzgjedhjeje;
- Kandidatët gjatë përzgjedhjes, duhet të japin emrin, mbiemrin e tyre, datën e lindjes, klubin në të cilin luajnë dhe pozicionin ku luajnë;
-Çdo kandidat do të duhet t`i nënshtrohet një kontrolli mjekësor jo më të vjetër se 4 (katër) muaj se është i aftë për stërvitje dhe gara, i cili duhet të dorëzohet gjatë përzgjedhjes;
-Secili kandidat i bartë me vete pajisjet e tij sportive për përzgjedhje (kandidatët duhet të jenë të veshur me tuta, triko (dres), brekë, çorape, mbrojtëse për gjunjë dhe atlete për futboll, si dhe të mbajnë me vete kanatjere për ndërrim, pasi nuk do shfrytëzojnë dhoma zhveshjeje;
- Gjatë përgjedhjes në tërësi do të zbatohet protolli i marrë nga SHMSH “Akademia Sportive” – Shkup