Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik i njofton autorët se do të bëhet hapja e pjesës së shifrave pas Konkursit për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar për lëndët në vijim:
1. Gjuha turke për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçarë,
2. Gjuha shqipe (lënda zgjedhore) për klasën e VII në arsimin fillor nëntëvjeçar dhe gjuha shqipe (gjuha e bashkësisë) për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar.
Hapja e shifrave për lëndët të lartshënuar do të bëhet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik rr."Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 - kati 13 më datë 26.04.2024 (E PREMTE) duke filluar në ora 10.00.