Për të dytin vit radhazi, Këshilli Britanik ndanë bursa për studime master për gratë dhe vajzat nga Maqedonia e Veriut të cilat kanë diplomuar në shkencë, teknologji, Inxhinieri dhe matematikë dhe të cilat duan të vazhdojnë karrierën e tyre në fushat STEM.
Programi realizohet në bashkëpunim me tre universitete nga Mbretëria e Bashkuar: Universitetin në Kranfild, Universitetin në Glazgov dhe në Universitetin në Sent Endrjus të cilët ofrojnë gjithsej 44 programe master.
Kandidatet nga Maqedonia e Veriut, së bashku me kandidatet nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Azisë Qendrore, Turqisë dhe Kaukazit Jugor, mund të konkurrojnë për gjithsej 15 bursa.
Për kandidatet e suksesshme, programi i bursave mbulon plotësisht shkollimin për programin e zgjedhur të masterit, bursën mujore, vizën, shpenzimet e udhëtimit, sigurimin shëndetësor dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS.
Afati i fundit për konkurrim në universitete është 30 prill 2024.
Informacionet më të hollësishme në lidhje me programin dhe kriteret gjenden në linkun në vazhdim: https://bit.ly/496iyW9
Uebinarët për informim - prezantimi i universiteteve dhe sesioni për pyetje dhe përgjigje do të mbahet gjatë muajit mars 2024.
Datat do të shpallen në linkun e njejtë.