Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore (“Gazeta Zyrtare e RM ” Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14 , 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20 dhe 163/21), neni 3 i Rregullores për mënyrën dhe Procedura për financimin e projekteve kërkimore-shkencore, përkatësisht programet (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për shpalljen e Thirrjes së Hapur për përzgjedhjen e recensentëve numër 15-10684/1 të datës 04.10.2023, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
THIRRJE E HAPUR E PËRSËRITUR
për përzgjedhjen e recensentëve që do të vlerësojnë projektet e realizuara pas shpalljes së Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e burimeve laboratorike)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të kryejë përzgjedhje recensentësh, të cilët do të vlerësojnë projektet e realizuara pas shpalljes së Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e burimeve laboratorike).
Recensentët duhet të jenë nga rradhët e studiuesit më të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, gjegjësishtë me titull mësimor-shkencor nga fusha përkatëse shkencore dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.
Recensuesit duhet të jenë nga fushat shkencore në vijim, fushat shkencore dhe fushat e kërkimit shkencor:
1. |
Shkencat natyrore dhe matematikore: Biologji (biologji molekulare); Biokimi; Fizikë; Metodologjia e mësimdhënies së fizikës; Fizika e plazmës; Fizikë e lëndës së kondensuar; Kimi (Kimi analitike, Kimi Strukturore, Gjeokimi, Kimi Farmaceutike, Shkenca e Materialeve, Kimi Kuantike, Kimi teorike, Nanomateriale dhe Nanoteknologji); Kimia Llogaritëse e Materialeve Farmaceutike dhe Funksionale |
2. |
Shkencat tekniko-teknologjike:Elektroteknikë; Elektronika dhe automatizimi (rrjetet dhe sistemet e energjisë¸ kontrolli i cilësisë, metrologjia); Energjetika ; Teknologji kompjuterike dhe informatike; Ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit (gjeoteknikë, inxhinieria e tërmeteve,); Materialet e ndërtimit dhe mekanika e trupave të ngurta dhe të deformueshme; Inxhinieri Kimike; Teknologji kimike (teknologji kimike inorganike-qelqi); Teknologjia e produkteve ushqimore; Mjedisi jetësorë , Energjia, Uji, ajri dhe toka)
|
3. |
Shkenca Mjekësore dhe Shëndeti: Shkencat Mjekësore Fundamentale (imunologjia, mikrobiologjia, gjenomika, gjenetika riprodhuese,forenzika, gjenetika klinike, diagnostifikimi molekular, patologjia molekulare, parazitologjia); Farmaci (Farmakognologjia,Analiza e barnave, Farmakogjenetika); Teknologji farmaceutike; Teknologjia mjekësore (mjeksi bërthamore); Nutricionizmi; |
4. |
Shkenca Bioteknike: Mbrojtja e Bimëve, Entomologjia; Prodhimi i bimëve; Pemtaria; Vreshtari; Mjekësia Veterinare, Zoohigjiena, Higjiena dhe teknologjisë së produkteve dhe lëndët e para me origjinë shtazore; Prodhimtaria blegtorale (blegtoria); Përpunimi i drurit; Bioteknologji; Teknologjia e ushqimit (kontrolli i cilësisë dhe siguria e ushqimit) |
6. |
Shkencat Humane: Arkeologji
|
Recensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura
do t’i vlerësojnë në bazë të të komponentëve të mëposhtëm:
- plotësimi i kushteve/obligimeve të pëlqimit nga pika 4 e Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë dhe publik për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e burimeve laboratorike)
- plotësimi i të dhënave dhe informacioneve të dhëna nga aplikimi për kriteret sipas të cilave është bërë vlerësimi (pikëzimi) me theks të veçantë të raportit narrativ përfundimtar dhe financiar
- përcaktimi i përfshirjes dhe zbatueshmëria e planit të ardhshëm për menaxhimin e burimeve laboratorike dhe
- plotësimi i obligimit për sigurimin e politikave të aksesit në infrastrukturat e kërkimit
Kandidatët e interesuar fletëparqitjes janë të detyruar të dor[zojnë :
- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi për punën me projekte ndërkombëtare
- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale ose jomateriale për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:
Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës
Sektori për Shkencë dhe Inovacione
Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”
nr. 541000 Shkup
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 31.01.2024
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.
Për të shkarkuar: