Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llorgarisë rriedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes arkivit të ministrisë (dokumentet mund t`i dorëzoj edhe person tjetër
në emër të përfituesit të bursës) ose me postë - dërgesë me rekomandim kthyese në adresën rr."Shën Kirili dhe Metodi" Bul.54, 1000 Shkup) nga data 29.12.2023.
Kandidatët e refuzuar (nxënësitë të cilët nuk janë në listat e publikuara) do të kenë mundësi për kundërshtim që nga dita e marrjes së aktvendimit nga MASH, do të shënohet arsyeja se për çfarë kërkesa nuk është pranuar.
Për çfarë do lloj njoftimi dhe mbështetje shtesë, kontaktet e punonjësve të Sektorit për standardin e nxënësëve dhe të studentëve , si dhe të gjithë punonjësitë të tjerë të MASH-it, janë të publikuara në këtë link,ndërsa pyetje mund të parashtrohen edhe në adresën elektronike ucenicki.stipendii@mon.gov.mk.
Bursa për mbështetje sociale për nxënës
Bursa për nxënës - fëmijë pa prindër
Bursa për nxënës me nevoja të veçanta
Bursa për nxënës të talentuar – shkencat natyrore dhe teknike
Bursa për nxënës të talentuar -sportistë
Bursa për nxënës të talentuar - artistë
Bursa për nxënësitë të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, dega e përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makinerisë dhe profesioni tekstilit – lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme
Bursave për nxënësit që realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare
Bursave për nxënësit që jan registruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat arsimin praktik do ta realizohet me numër të rritur të orëve në pajtim me programet e arsimit profesional, përveç nxënësve nga profesionet shëndetësore të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (PARALELE DUALE)