Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Publikohen rezultatet e PISA-s 2022, Maqedonia e Veriut me rezultate të përafërta si testimi i mëparshëm

Publikohen rezultatet e PISA-s 2022, Maqedonia e Veriut me rezultate të përafërta si testimi i mëparshëm

 

Publikohen rezultatet e PISA-s  2022, Maqedonia e Veriut me rezultate të përafërta si testimi i mëparshëm

 

 

Pasojat negative të pandemisë Covid 19 për cilësinë e arsimit në shkallë globale u konfirmua edhe nga studimi ndërkombëtar PISA i cili u realizua  në vitin 2022. Sot, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian (OECD) publikoi rezultatet e këtij testimi të fundit ndërkombëtar, të cilat tregojnë rënie të përgjithshme të nivelit të shkrim-leximit gjuhësor, matematikës dhe shkencave te nxënësit e moshës 15 vjeç në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse.

 

Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që ishte në  vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, me 389 pikë të fituara , vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve të matematikës. Me 359 pikët e arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, lexim me kuptim  jemi  renditur në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, që e rendit vendin tonë në vendin e 68-të në Evropë.

 

Rezultatet do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për rishikimin e politikave aktuale dhe krijimin e politikave arsimore të ardhshme.  PISA është një nga testimet  ndërkombëtare më kredibile  dhe më të besueshme që mat shkrim-leximin, pra njohuritë e zbatueshme që i nevojiten nxënësit për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për të pasur sukses në jetën e tij personale dhe profesionale. Detyrat në testet janë në lidhje me situata reale në të cilat mund të gjenden nxënësit dhe nëpërmjet përgjigjeve nuk matet riproduktiviteti por njohuria funksionale, e cila është e rëndësishme për lidhjen, kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve.

 

Testimi PISA për herë të parë në vendin tonë u realizua në mënyrë elektronike, ndërsa OECD dha vlerësim të lartë e cila e konfirmoi gatishmërinë teknike të Maqedonisë së Veriut dhe përsosmërinë e realizimit, gjë që nuk është rasti në 20% të vendeve pjesëmarrëse në të cilat nuk është respektuar të paktën një nga standardet e realizimit të testimit.

 

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Republikës së Maqedonisë së Veriut në PISA, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më parë kemi qenë pjesë e studimeve në vitet 2000, 2015 dhe 2018. Në muajt prill dhe maj 2022 ishin  përfshirë 6610 nxënës nga 111 shkolla të mesme, ku varësishtë madhësisë janë testuar nga 35 deri në 155 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Realizues i studimit në vendin tonë është Qendra Shtetërore e Provimeve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar