Projekti Tvining i financuar nga BE-ja "Mbështetje e mëtejshme për implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve" (MK IPA 17 SO 01 21) publikon ceremoninë solemne të mbylljes oficiale që duhet të mbahet më 13 dhjetor të vitit 2023. në Shkup, në Hotel Marriott, salla 1.
Projekti filloi në tetor të vitit 2021. si një ndërmarrje e përbashkët e cila arriti kulmin me arritje të rëndësishme gjatë 27 muajve të fundit. Me një buxhet të përgjithshëm prej 1,500,000.00 euro, kjo ndërmarrje u udhëhoq nga konsorciumi i tre vendeve anëtare të BE-së: Lituania, Franca dhe Sllovenia. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit mori drejtimin si partner kryesor, duke bashkëpunuar me subjekte kyçe si Qendra për Vlerësimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (SKVS), Qendra për Zhvillimin e Kualifikimeve dhe Arsimit Profesional dhe Trajnimit (KRMRS), si dhe Agjencia Evropiane e Fondeve Sociale (ESFA). Franca dhe Sllovenia si partnerë të rinj të projektit kontribuan përmes Këshillit të Lartë për vlerësimin e kërkimit dhe arsimit të lartë, si dhe Institutin për Arsim Profesional dhe Trajnim të Republikës së Sllovenisë.
Qëllimi kryesor i projektit ishte përforcimi shtesë dhe zbatueshmëri më të madhe të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) për rritjen e punësimit, lëvizshmërisë dhe integrimit social mes punëtorëve dhe nxënësve.Projekti mbështeti funksionalitetin e KKK-së dhe u fokusua veçanërisht në:
- përmirësimin dhe zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë (SК);
- transparenca dhe menaxhimi i aftësive dhe kualifikimeve në kuadër të mësimit të përjetshëm në arsimin e përgjithshëm dhe arsimin profesional dhe trajnim (APT) dhe arsimin e lartë;
-përmirësimi i cilësisë dhe përshtatshmëria e aftësive më të mira të arsimit dhe trajnimit sipas kërkesave të tregut të punës;
- lidhja e të mësuarit formal, joformal dhe me përvoë; dhe
-mbështetje në procesin e vlefshmërisë së rezultateve nga të mësuarit të përfituara përmes të mësuarit joformal ose të mësuarit me përvojë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut është shfrytëzuese e drejtpërdrejtë e këtij projekti.
Ceremonia për mbylljen oficiale shërben si rast për të përmbledhur arritjet e projektit. Në konferencë do të mirëpriten mysafirë të nderuar, duke përfshirë përfaqësues të lartë të disa ambasadave, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, si dhe përfaqësues të mediave. Të gjithë palët kryesore të interesuara, përfshirë konsorciumin dhe institucionet relevante që ishin shfrytëzues të projektit së bashku do t`i referohen arritjeve të rëndësishme gjatë zbatimit të projektit.
Data dhe koha: 13 dhjetor të vitit 2023.
Ora 10:00
Vendi: Shkup, hoteli Meriot, salla 1
Sheshi Maqedonia 7, Shkup
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni: |
Jolita Butkiene, Këshilltare e Përhershme e Tviningit (KPT) jolita.butkiene@mon.gov.mk Drita Rizwani, KPT në shtetin shfrytëzues drita.rizvani@mon.gov.mk
|