Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 202/23), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesën nga fusha e arteve nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 nr. 19-11173/2 të datës 16.10.2023 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 100 (njëqind) bursave për nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm nga fusha e arteve) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndanë 100 (njëqind) bursa për nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesën nga fusha e arteve nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor kanë fituar çmim-diplomë për vendin e I, II ose III të fituar individualisht në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore sipas lëndës gjegjësisht profesionit (fushës) që kanë mësuar në përputhje me plan-programin mësimor përkatës.
2. Të kenë arritur suksese të shkëlqyera të vazhdueshme në arsimin e deritanishëm;
3. Të mos përsërisin vitin gjatë shkollimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriter për ndarjen e bursave janë çmimet/diplomat individuale të fituara në konkurse ndërkombëtare apo shtetërore.
Për kriterin e çmimit-i dhe diplomës-i të fituar në kategorinë individuale të konkurseve ndërkombëtare ose shtetërore për nxënësit e vitit I, II, III dhe IV, për vendin e I (të parë), II (të dytë) ose III (të tretë) vendin/çmimin e fituar në garë ndërkombëtar ose shtetërore sipas lëndës ose profesionit (fushës) që nxënësi ka mësuar në përputhje me plan-programet mësimore përkatëse, përcaktohen në këtë mënyrë:
Vendi i I (i parë) i fituar/çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i dytë (i dyti) i fituar/çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 8 pikë,
Vendi i III (i tretë) i fituar/çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 6 pikë,
Vendi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,
Çmimi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 8 pikë,
Vendi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 7 pikë,
Çmimi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,
Vendi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 5 pikë,
Çmimi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 4 pikë.
3.2. Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale të garave ndërkombëtare, vlerësohet me një pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale të garave shtetërore me një pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale të garave shtetërore me shtesë 0,5 pikë.
Për shembull, nxënësi/ja i/e cili/a fitoi vendin e parë në garë shtetëror, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 23,5 pikë (9 pikë për vendi e parë në garë shtetëror + 6 pikë për vendit e tretë të fituar në garë ndërkombëtar + 6 pikë për çmimit e dytë të fituar në garë shtetërore). Nxënësi/ja në mënyrë shtesë fiton + 2,5 pikë (1 për vendin e parë të garës ndërkombëtarë, 1 për fitimin e një vendit/çmimit/medaljes në garë ndërkombëtare dhe 0,5 për çmimin e fituar në garë shtetërore).
Çmimet-diplomat ku nuk do të përcaktohen saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe lavdërimet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diploma që janë fituar para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.
Për çmimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm çmimet të ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.
Nën garë ndërkombëtar nënkupton garë të ndërsjellë ndërmjet nxënësve më së paku dhjetë vende të ndryshme.
Nëse ka më shumë kandidatë/e me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.
II. MËNYRA DHE AFATET E PARASHTRIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe ngarkojnë dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga 18.10.2023 deri më 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vazhdim:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten certifikatat origjinale të skanuara)
3. Diploma për çmime të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (të bashkëngjiten çmimet/diplomat origjinale të skanuara)
4. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të konkursit.
6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e paraqitura janë të vërteta;
8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin e mëposhtëm:
- vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni bashkëngjitur është i paplotë ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në form të letrës.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 01.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.
Nënshkruana të gjithë përfituesit të bursave me publikimin e listës, më së voni më 15.12.2023 të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Të gjithë kandidatët që nuk respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga bursa.
III. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajsh për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2023/2024.