Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësive (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20) dhe Vendimin për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënësi të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/23), dhe Aktvendimin për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënësi - fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024 Nr.19-11095/1 më datë 13.10.2023 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, shpalli
KO N K U R S
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vazhdim: 1. Të jenë nxënësi të rregullt nga viti i parë, të cilët kanë arritur së paku sukses të mirë gjatë arsimit fillor; 2. Të jenë nxënësi të rregullt të viteve II, III dhe IV, të cilët kanë arritur së paku sukses të mirë gjatë arsimit të mesëm; 3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës që vërteton se janë fëmijë pa prindër; 4. Që nuk e përsëritur vit gjatë shkollimit; 5. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucionet apo kompani të tjera; 6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kriteret për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.
II. MËNYRA, VENDI DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk 18.10.2023 deri në datën 01.11.2023.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë : 1. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2023/2024; 2. Dëftesat për vitet paraprake të përfunduara të arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale) 3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdese Sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës që vërteton se janë fëmije pa prindër; 5. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se dokumentet e paraqitura janë të vërteta; 7.Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në konvikt për nxënësi dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/ 16), do të sigurojë dokumentin në vijim: - Vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në letër.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 01.12.2023 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë përfituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit pas publikimit të listës, më së voni deri në datën 15.12.2023. Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën .
III. SHUMA E BURSËS Shuma e bursës do të arrijë në 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajsh për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2023/2024. |
Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
1 izjava za licni podatoci_4.doc
2 izjava ne koristi druga stipendija.doc
3 izjava za tocnost na podatoci_4.doc