Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrjen për aplikim për bursë në kuadër të Programit Kombëtar Sllovak për Mobilitet (Slovak (Slovak National Mobility Programme).
Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj,doktorantëve, profesorëve të universiteteve, studiuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë sllovak dhe organizatave kërkimore, për vitin akademik 2023/2024.
Informata më të hollësishme për kushtet për bursat janë publikuar në ueb faqen www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në ueb faqen: www.scholarship.sk, më së voni deri më 31 tetor 2023, deri në ora 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.
Uebinari me titull„Study/research in Slovakia with the National Scholarship Programme“do të dedikohet për aplikantët e huaj, ndërsa do të mbahet të premten 13 tetor 2023 në orën 14:00.
Uebinari për palët e huaj të interesuar do të jetë në gjuhën angleze, Informata më të hollësishme për Uebinarin, si dhe linkun për t`u kyçur, do të publikohen në ueb faqet e internetit të SAIA dhe Programit Kombëtar të Bursave, gjegjësisht në rrjetet sociale SAIA.
Në linkun në vazhdim gjendet fletëpalosa me informatat bazë për programin.
Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni drejtë deri te:
Ms.Kristina Sallerova, e-mail: nsp-sk@saia.sk dhe
Ondrej Aradský, e-mail: ondrej.aradsky@saia.sk
administratorët e programit.