Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për dorëzimin e kërkesës për miratimin e Tekstit Shkollor të gjuhës së huaj për vitin e II-të në arsimin e mesëm profesional me kohëzgjatje katërvjeçare

Thirrje publike për dorëzimin e kërkesës për miratimin e Tekstit Shkollor të gjuhës së huaj për vitin e II-të në arsimin e mesëm profesional me kohëzgjatje katërvjeçare

 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11,135/11, 46/12, 24/ 13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), ndërsa në pajuteshmëri me Udhëzimin për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor dhe të mesëm 08-15422/1 të datës 21.12.2022, Udhëzimi për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-3531/1 të datës 23.03.2023 dhe Udhëzimit për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-3531/2 të datës 11.05.2023, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS- Shërbimi Pedagogjik, shpall

Thirrje publike

për dorëzimin e kërkesës për miratimin e Tekstit Shkollor të gjuhës së huaj për vitin e II-të në arsimin e  mesëm profesional me kohëzgjatje  katërvjeçare

Lënda e thirrjes publike:

Doërzimi i kërkesës për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj të vitit të II-të në arsimin e mesëm profesional me kohëzgjatje katërvjeçare për lëndën mësimore në vazhdim:

 

1.   Gjuhë Afariste Angleze për vitin e II SEKTORI/PROFESIONI ekonomi-juridik dhe tregti, Ekonomisë, drejtësisë dhe tregtisë, për drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik për E-tregti  dhe marketing dixhital në arsimin e mesëm profesional me kohëzgjatje katërvjeçare.

 

2. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj mund të parashtojë botuesI vendor, si dhe botuesi nga vendet e tjera në të cilën është i regjistruar për veprimtarinë botuese, përmes përfaqësuesve ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

II. Elementet e Thirrjes Publike:

Kërkesës për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj të dorëzuar  pas thirrjes publike të publikuar, duhet  t`i bashkëngjiten:

1. Vërtetim për veprimtari botuese të regjistruar nga Regjistri Qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për botuesin vendor/përfaqësuesin ligjor jo më të vjetër se 3 muaj nga dita e lëshimit;

2. Vërtetim për veprimtarinë botuese të regjistruar për botuesin e huaj nga organi i autorizuar në shtetin në të cilin është regjistruar, jo më i vjetër se tre muaj nga dita e lëshimit, në origjinal ose ekzemplar të vërtetuar në noter me përkthim nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

3. Autorizim nga botuesi i huaj për përfaqësuesin ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 3 muaj nga dita e lëshimit, në origjinal ose ekzemplar të vërtertuar në noter me përkthim nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;  

4. Marrëveshje ose deklaratë nga botuesi vendor/përfaqësuesi Ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut se Teksti Shkollor i miratuar do të shpërndahet në 5 (pesë) vitet e ardhshme shkollore, në origjinal ose ekzemplar të vërtetuar në noter me përkthim nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

5. Pesë ekzemplar të tekstit të gjuhës së huaj, në formë të shtypur (me ngjyra) pa materiale shtesë të punës.

 

Çdo botues i interesuar ka të drejtë të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor në gjuhë të huaj për çdo klasë përkatëse, të lëshuar nga botuesi i huaj ose botuesi vendor që e përfaqëson atë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe/ose të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor për gjuhë të huaj për çdo klasë përkatëse në botimin e vet.

Secili botues vendor mund të paraqitet si përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë të regjistruar për veprimtari botuese.

Botuesi vendor i cili është përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë regjistruar për veprimtari botuese, ka të drejtë të parshtroj disa kërkesa individuale për miratim për secilën klasë përkatëse, nga secili botues që përfaqëson veçmas dhe/ose në botimin e tij, me një botim të tekstit shkollor për klasën përkatëse për çdo botues.

 

III. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për miratimin e tekstit shkollorë të gjuhës së huaj:

Afati për dorëzimin  e kërkesave për miratimin e tekstit shkollorë për gjuhë të huaj është deri më 20.10.2023.

Botuesit e interesuar mund ta shkarkojnë programin mësimorë nga ueb faqja e Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional www.csoo.edu.mk  dhe Konceptin për përpilimin e tekstit shkollor nga ueb faqa e Birosë për zhvillimin e arsimit www.bro.gov.mk

Kërkesat e dorëzuara jo në kohën e duhur nuk do të merret parasysh.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj duhet të dorëzohen në këtë adresë:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.

 

 

 

                                                                                               

[ Friday, September 22, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi


10/24/2024

10/16/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar