Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Mundësi të reja për shkencëtarët, profesorët dhe studentët tanë, u nënshkrua kontratë e re për programin rajonal CEEPUS për lëvizshmëri akademike me vlefshmëri deri në vitin 2032

Mundësi të reja për shkencëtarët, profesorët dhe studentët tanë, u nënshkrua kontratë e re për programin rajonal CEEPUS për lëvizshmëri akademike me vlefshmëri deri në vitin 2032

 

Mundësi të reja për shkencëtarët, profesorët dhe studentët tanë,   u nënshkrua kontratë e re për programin rajonal CEEPUS për lëvizshmëri akademike  me vlefshmëri  deri në vitin 2032

 

 

 

Ministrat për arsim nga 16 shtete të Evropës,në mesin e të cilëve është edhe Maqedonia e Veriut,sot në Varshavë të Polonisë nënshkruan marrëveshje të re për vazhdimin e CEEPUS -  Programit Evropës Qendrore për shkëmbimin e studimeve universitare IV, që mundëson lëvizshmërinë e studentëve, profesorëve dhe shkencëtarëve dhe bursën për arsimim dhe ngritjen profesionale të tyre të mëtejshme.

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re me vlerë deri në vitin 2032, shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi i deritanishëm mes vendeve pjesëmarrëse në program vazhdon dhe kjo, siç tha ai, konfirmon se jemi një familje e madhe dhe e bashkuar e cila funksionon me sukses, duke siguruar perspektiva të reja të kapitalit njerëzor si bazë e përparimit  të përgjithshëm të rajonit.

 

„"Dëshiroj që të rritet numri i relacioneve të vendosura    shkëmbimeve të realizuara akademike. Ky është thelbi i këtij bashkëpunimi, i cili po arrin më shumë rëndësi në kohën kur arsimi dhe shkenca po ndërkombëtarizohen me shpejtësi të madhe dhe diplomat e përbashkëta kanë gjithnjë e më shumë vlerë”, tha Shaqiri, duke ju përkujtuar se Maqedonia e Veriut është pjesë e programit CEEPUS për 18 vjet.

 

Ministri theksoi se pas kthimit në Shkup, informacionet për marrëveshjen e re do t`i ndajë me shkencëtarët, punonjësit hulumtues, profesorët akademikë dhe studentët duke bërë apel që të vazhdojnë krijojnë  dhe shfrytëzojnë shansën  në kuadër të programit. Megjithatë, ai më herët u bëri thirrje shkencëtarëve, profesorëve dhe studentëve nga vendet e tjera që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut, sepse, siç theksoi ai , edhe pse jemi një vend i vogël në zhvillim, ata kanë diçka për të mësuar nga ne .

 

Ne kemi sistem arsimor që po përparon me shpejtësi dhe shkencë në të cilën bëhen investime intensive. Kemi praktika pozitive me të cilat krenohemi, si reformë themelore në arsimin fillor dhe të mesëm e cila aktualisht është duke u zbatuar, modernizim plotë laboratorëve të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë, rritje drastike mjeteve për financimin e projekteve shkencore me interes publik dhe modernizimin e laboratorëve në kuadër të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë”,potencoi Shaqiri.

 

Ai shtoi se me kryqëzimin e përvojave dhe ideve, pret që të gjitha vendet të ndërtojnë një rajon dhe vend më të mirë për qytetarët që të jetojnë dhe punojnë së bashku.

 

Programi i Evropës Qendrore për shkëmbimin e studimeve universitare IV (CEEPUS) është program rajonal për mobilitetin akademik, në të cilin, përveç Maqedonisë së Veriut, aktualisht marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia., Republika Çeke, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Kosova. Ky program filloi të zbatohej në vitin 1994 dhe vendi ynë iu bashkua në vitin 2005.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar