Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Shpallje publike për recensentë të tekstit shkollorë

Shpallje publike për recensentë të tekstit shkollorë

 

Në bazë të nenit 13 dhe nenit 16 paragrafi 1 dhe në pajtim me Udhëzimin për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor nga gjuha e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm dhe Udhëzimi për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor nga gjuha e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm, drejtori i Shërbimit pedagogjik shpall:

 

Shpallje publike

për recensentë tekstit shkollorë

 

1. Porositësi :Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54-Shkup.

2 .Publikohet shpallja publike për recensentët në lëndët:

1. Gjuha italiane (gjuhë e huaj e dytë) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar.

 

3. Recezentët e paraqitur  duhet të plotësojnë këto kushte::

- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe të kenë  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie  dhe

- të jenë mësimdhënës të shkollës fillore edekuat  për lëndën mlsimore  për të cilën është dedikuar  teksti shkollor dhe të kenë të  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie .

Kandidatët e interesuar gjatë aplikimit  janë të obliguar  të dorëzojnë  :

-Certificate  ose diplomë për arsimin e përfunduar edekuat , në origjinal ose të vërtetuar me vulë të noterizuar  (kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- vërtetim  për përvojë pune të lëshuar nga APRMV

- vërtetim nga institucioni ku është i punësuar.

 Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr.  Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup

Aplikimi i plotësuar në  rregull së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr . Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve  është  deri më datë 14. 09. 2023 .

Aplikimet e pakompletuara dhe  nuk janë të dorëzuara  me  kohë,  nuk do të merren parasysh.

 

 

 

[ Wednesday, August 30, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtese
7/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar