Aktivitetet në qershor të projektit Tvining "Mbështetje e mëtutjeshme për implementimin e Kornizës Nacionale të Kualifikimeve" i financuar nga ana e BE-së, MK IPA 17 SO 01 21

 

 

Në fillim të muajit Qershor, u realizua edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme për projektin Tvining.

U zhvillua një temë e rëndësishme përmes misionit në kuadër të aktivitetit 1.2.3. Qëllimi primar ishte që të përforcohet sigurimi i cilësisë së arsimit dhe trajnimit,megjithatë duke përfshirë aspektet e të mësuarit të përjetshëm (MP). Qëllimi primar i këtij misioni, i cili u realizua në kuadër të komponentit 1, ishte që të realizoet vlerësimi dhe të përgatiten raporte tematike për analizën e praktikës të njohjes të diplomve akademike, mësimit joformal dhe mësimit me përvojë (MP), njohjes së kualifikimeve profesionale dhe kualifikimeve para Procesit të Bolonjës. Ekspertet Lituanez Kristina Sutkute ​​nga Qendra për Vlerësimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Sandra Kvaratsiejiene nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me kolegët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë, komisionet sektoriale, Zyra e ENIC/NARIC dhe palë të tjera të interesuar i shqyrtuan praktikat rrjedhëse. Të gjitha palët e përfshirë ranë dakord njëzëri se analiza që do të rezultojë nga këto diskutime do të pëfaqësojë bazë solide për inicimin e diskutimeve të brendshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit për njohje. Janë përgatitur dy raporte tematike me rekomandime:  raport për njohjen e kualifikimeve profesionale të rregulluara dhe raport për njohjen e diplomave akademike, mësimin joformal dhe mësmit me përvojë (PMP), kualifikimet profesionale dhe kualifikimet para procesit të Bolonjës.

 

Fotografi: Takime me palë  të ndryshëme të interesuar  me qëllim mbledhjen e informacione dhe për të realizuar  vlerësimin

 

Zhvillimi i komponentës 2 vazhdon përmes aktivitetit 2.2.3. Qëllimi parimor i komponentit 2 është të përforcojë implementimin dhe kapacitetet e Kornizës Nacionale të Kualifikimeve (KNK) në pajtueshmëri me kuadrin për OK. Aktiviteti 2.2.3 ka një vend kyç në këtë komponent pasi fokusohet në zhvillimin e standardeve të kualifikimit për profesione të ndryshme.

 Qëllimi i misionit të katërt në kuadër të aktivitetit 2.2.3, që u mbajt prej më datë  12 deri më 16 qershor 2023, ishte koordinimi i përgatitjes të draft -standardeve për kualifikimet për mësimdhënësitë e arsimit fillor dhe të mesëm, pedagogët dhe për sektorin e turizmit dhe hotelerisë, në pajtueshmëri me Ligjin KKK dhe praktikat e mira ekzistuese në vendet anëtare. Ekspertët nga Lituania dhe Franca: doc. Dr. Daiva Lepaite, prof. Dr. Lina Kaminskiene, Allan Henri dhe Isabell Frosho zhvilluan takime me përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, Shoqatës të Mësimdhënësve dhe MASH-it dhe diskutuan për  draft - versionin e standardeve për kualifikim.

Takimet rezultuan në njohuri plotësuese, të cilat në kombinim me rekomandimet dhe këshillat e dobishme të ekspertëve, mund të shpien në përshtatjen e mëtutjeshme të përmbajtjes të standardit për t`iu përgjigjur progresit të fushave dhe nevojave të sektorëve.