Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për zgjedhjen e Bartësit të qarkullimit pagesor, përmes të cilës do të paguhet racioni i subvencionuar i studentëve

Thirrje publike për zgjedhjen e Bartësit të qarkullimit pagesor, përmes të cilës do të paguhet racioni i subvencionuar i studentëve

 

Në përputhje të nenit 3-a të Ligjit për Racionin e subvencionuar të studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020, 150/2021, 251/2022 dhe 91/2023), Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

 

 

Thirrje publike për zgjedhjen e Bartësit të qarkullimit pagesor, përmes të cilës do të paguhet racioni i subvencionuar i studentëve

 

Për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Racionin e Subvencionuar të Studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për zgjedhjen e Bartësit të qarkullimit pagesor, përmes të cilës do të paguhet racioni i subvencionuar i studentëve edhe atë në përputhje me kriteret në vijim të cilat duhet t`i plotësojë Bartësi i qarkullimit pagesor:

 

1)të jetë  bankë që ka marrë pëlqimin për realizimin e urdhërpagesës në përputhje me Ligjin;

 2)të realizoj prokurimin dhe personalizimin e kartalave dixhitale të cilat do të përdoren për të paguar racionin e subvencionuar;

3) t`i shërbejë përdoruesitë në kuadër të zgjidhjes softuerike ekzistuese të bankës ose, nëse zhvillon  të re, dhe për të njejtën të mos t’i paguajë  Ministrisë ;

4) t’i udhëheqë llogaritë e shfrytëzuesve pa pagesë të racionit të subvencionuar të studentëve; 

5) t’iu mundësojë mbështetje në lidhje me kartelën digjitale për racionin e subvencionuar të studentëve në kuadër të shërbimeve të rregullta të kujdesit shfrytëzuesit e bankës; 

6)provizioni në bazë të transaksionit duhet të jetë barrë e tregtarit në kuadër të kushteve të rregullta të bankës, sipas të cilit tanimë punon tregtari i cili ka terminal POS të bankës;

 7)të sigurojë edhe rezervë shtesë të kartelave dixhitale, për kartelat e shkatërruara, të vjedhura etj.

8) të mundësojë përdorimin e kartelave digjitale vetëm në periudha dhe për qëllime të përcaktuara me Ligjin për Racionin e Subvencionuar të Studentëve.

Thirrja publike zgjat 15 ditë nga dita e publikimit të saj në ueb faqen e Ministrisë.

Pas përzgjedhjes së Bartësit të qarkullimit pagesor, Ministria dhe bartësi i qarkullimit pagesor lidhën marëveshje jofinanciare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar