Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nxënësit nga Kërçova dhe Pllasnica përmes aktiviteteve po i thyejnë barrierat ndëretnike

Nxënësit nga Kërçova dhe Pllasnica përmes aktiviteteve po i thyejnë barrierat ndëretnike

 

Nxënësit nga Kërçova dhe Pllasnica përmes aktiviteteve po i thyejnë barrierat ndëretnike

 

 

Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkollat ​​fillore "Faik Konica" nga Kërçova dhe "Junus Emre" nga Pllasnica periudhën e fundit realizuan sërë aktivitetesh të përbashkëta për integrim ndëretnik.

 

Në takimet, në të cilat diskutimi zhvillohej në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke, ku janë realizuar gjithsej gjashtë aktivitete në kuadër të të cilave janë përfshirë gjithsej 72 nxënës dhe 14 mësimdhënës nga të dy shkollat.

 

Nxënësit, përveç njohjes së ndërsjellë dhe mësimit të respektimit të veçorive të ndryshme etnike në këto punëtori, mësuan edhe për pasojat e dëmshme të pirjes së duhanit, për rolin dhe kuptimin e ushqimit të shëndetshëm dhe ushqimin e duhur. Gjithashtu ishin të realizuara  punëtoritë e artit figurativ dhe  kuiz matematikor. Nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike, në bashkëpunim të ndërsjellë, hulumtuan dhe mësuan për burimet natyrore të energjisë, si dhe për trupin e njeriut.

 

Qëllimi kryesor i granteve të cilat çdo vit i ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencë është realizimi i aktiviteteve përmes të cilave zhvillohen marrëdhënietë harmonike, të cilat bazohen në respektimin e dallimeve dhe promovimin e multietnisë, vlerat multikulturore dhe ndërkulturore, qasje e individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale.Në këtë mënyrë, nxënësit të cilët flasin dhe mësojnë gjuhë të ndryshme mësimore, në mënyr reciproke lidhen  me njëri-tjetrin përmes aktiviteteve të shumta mësimore dhe jashtëmësimore . Së bashku mësojnë, shoqërohen dhe krijojnë miqësi.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar