Nxënësit e klasës së parë të SHFK "Bllazhe Koneski" dhe SHFK "Rajko Zhinzifov" nga Velesi, së bashku me mësimdhënësit e këtyre dy shkollave e realizuan aktivitetin "Shoqërohemi, krijojmë dhe zgjasim dorën së bashku" me mbështetje granti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për avansimin e integrimit ndëretnik në arsim. Për nxënësit nuk ishte pengesë fakti që ata flasin një gjuhë tjetër (maqedonisht dhe boshnjakisht) që të shoqërohen dhe të mësojnë së bashku, duke përdorur të dyja gjuhët mësimore.
Nxënësit u ndanë me short në disa grupe dhe secili grup punonte në kënd të veçantë. Grupet ishin të balancuara (sipas gjinisë dhe në përkatësi të komunitetit gjuhësor), këndet mbuluan të gjitha lëndët që i mësojnë në klasën e parë (art, muzikë, matematikë, letërsi, shoqëri, këndi i natyroro-shkencor dhe këndi i kulturës së fizikës). Çdo aktivitet përfundonte me përpunimin e produktit konkret. Aktivitetet mundësonin bashkëpunim dhe ndërveprim mes nxënësve, të njejtit ishin kreativë, inovativë dhe të qëndrueshëm, gjegjësisht shkaktonin kënaqësi tek nxënësit dhe ekzistone mundësia e përsëritjes, me çka në përgjithësi i plotësonte standardet për interkulturalizëm.
Qëllimi kryesor i granteve të cilat cdo vitë i ndanë MASH-i është realizimi i aktiviteteve përmes të cilave ruhet marrëdhënia harmonike të cilët janë themele të respektimit të diversiteteve, promovimit të vlerave multietnike, multikulturore dhe ndërkulturore, qasjen e individualizuar ndaj nxënësve, klimën emocionale pozitive dhe komunikimin konstruktiv me shumë drejtime në ambient shkollor të këndshëm dhe inkurajues. Në këtë mënyrë, nxënësit që flasin dhe mësojnë gjuhë të ndryshme mësimore, mesvete lidhen përmes aktiviteteve të shumta mësimore dhe jashtëmësimore.
Së bashku mësojnë, shoqërohen dhe krijojnë miqësi.