Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Urime nga Ministri Shaqiri me rastin e 24 majit

Urime nga Ministri Shaqiri me rastin e 24 majit

 

Urime nga Ministri Shaqiri me rastin e 24 majit

 

Me rastin e 24 majit, ditës të të gjithë iluministëve sllavë - vëllezërve të shenjtë Kirilit  dhe Metodit, ju dërgoj urime  të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët e respektojnë dhe e festojnë figurën dhe veprën e tyre.

Vëllezërit e shenjtë patën një ndikim të paçmuar në shkrim-leximin e popujve sllavë dhe në këtë mënyrë kontribuan në ndriçimin dhe zhvillimin e tyre kulturor dhe shpirtëror.

Misioni i tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite,dhe do të vazhdojë të zgjasë, sepse gjeneratat e reja që promovojnë dhe përhapin vlerat e vërteta të arsimit, kulturës dhe traditës janë të përkushtuar ndaj tij, si bazë për një jetë të qetë dhe më cilësore.

Lavdi mendimtarëve dhe vepruesve të mëdhenj, shenjtorëve Kirili dhe Metodi!

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës

Jeton Shaqiri

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar