Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Shpallje publike për recensentët e teksteve shkollore

Shpallje publike për recensentët e teksteve shkollore

 

Shpallje publike për recensentët e teksteve shkollore

 

Në bazë të nenit 13 dhe nenit 16 paragrafi 1 dhe në pajtim me Udhëzimin për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor nga gjuha e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm dhe Udhëzimi për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor nga gjuha e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm, drejtori i Shërbimit pedagogjik shpall:

 

Shpallje publike

për recensentët e teksteve shkollore

 

1. Porositësi :Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54-Shkup.

2 .Publikohet shpallja publike për recensentët në lëndët:

1.        Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar.

2.       Gjuha frënge (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

3.       Gjuha frënge (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

4.      Gjuha frënge (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,

5.       Gjuha ruse (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

6.       Gjuha ruse (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

7.       Gjuha ruse (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,

8.       Gjuha gjermane (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

9.       Gjuha gjermane (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

10.   Gjuha gjermane (gjuhë e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.

 

3. Recezentët e paraqitur  duhet të plotësojnë këto kushte::

- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe të kenë  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie  dhe

- të jenë mësimdhënës të shkollës fillore edekuat  për lëndën mlsimore  për të cilën është dedikuar  teksti shkollor dhe të kenë të  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie .

Kandidatët e interesuar gjatë aplikimit  janë të obliguar  të dorëzojnë  :

-Certificate  ose diplomë për arsimin e përfunduar edekuat , në origjinal ose të vërtetuar me vulë të noterizuar  (kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- vërtetim  për përvojë pune të lëshuar nga APRMV

- vërtetim nga institucioni ku është i punësuar.

 Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr.  Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup

Aplikimi i plotësuar në  rregull së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr . Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve  është  deri më datë 26.05.2023 .

Aplikimet e pakompletuara dhe  nuk janë të dorëzuara  me  kohë,  nuk do të merren parasysh.

 

 

 

[ Wednesday, May 17, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar