Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për shprehje të interesit publik për formimin e ekipit të autorëve

Thirrje për shprehje të interesit publik për formimin e ekipit të autorëve

 

Në bazë të  nenit 17a paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall.

 

Thirrje për shprehje të interesit publik

për formimin e ekipit të autorëve për përgatitjen e dorëshkrimit për  tekstet shkollore për vitin e tretë të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar.

Ekipi i autorit do të formohet për lëndën mësimore në vijim:

 

1.

1. Gjuhë dhe letërsi maqedonase për vitin e tretë  arsim i  mesëm profesional katërvjeçar;

 

 

Ekipet e interesuara të autorëve duhet të dorëzojnë aplikacionin për ekip të autorëve në arkivin e Shërbimit Pedagogjik - Rr. Kiril i Metodij 54 - Shkup, deri më 29 mars 2023. (aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqën e Mash-itë - www.mon.gov.mk)

 

Fletëparaqitjes  Autorët nga ekipi i autorëve janë të detyruar t’i bashakngjesin

 

 

- certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- deklaratë se i plotësojnë kushtet në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

 

                                                                                               

 

 

 

 

 

[ Thursday, March 16, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar