Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Vendim për vazhdim të afatit të Konkursit për botim të librave në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 i publikuar në date 07.12.2022

Vendim për vazhdim të afatit të Konkursit për botim të librave në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 i publikuar në date 07.12.2022

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 2 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikes së Maqedonisë" nr. 58/00, 44/02  82/08, 167/2010 dhe 51/2011) dhe Konkursit për botimin e librave për arsimin fillor nëntëvjeçar nr.26-1662/1 i publikuar më datë 07.12.2022 dhe Vendimi nr. 26-329/1 nga 06.02.2023 për vazhdim të afatit të Konkursit për botim të librave në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 në date 07.12.2022, Drejtori i Sektorit pedagogjik, e solli këtë:

 

V  e  n  d i  m

 

për vazhdim të afatit të Konkursit për botim të librave në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 i publikuar në date 07.12.2022

 

1.     VAZHDON afati për dorëzim të shkrimeve për libra i përcaktuar në pikën 2.1 të Konkursit për botim të librave në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 i publikuar në date 07.12.2022 dhe pika 1 nga dispozitivi i Vendimit nr. 26-329/1 nga 06.02.2023 për vazhdim të afatit për Konkursin për botimin e librave në arsimin fillor nëntëvjeçar.

 

2.     Afati për dorëzim të shkrimeve për librat është data 13.03.2023.

 

3.     Shkrimet për librat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e vërtetuar në pikën 2 nga dispozitivi i këtij Vendimi , do të diskualifikohen.

 

4.     Vendimi është pjesë përbërëse i Konkursit për botim të librave në arismin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1662/1 publikuar në  datë 07.12.2022.

 

 

5.     Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimt të tij dhe i njëjti do të publikohet në web faqen e Ministrisë dhe në mediume.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar