Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA PËR KURSE TË GJUHËS GJERMANE NË BAVARI PËR VITIN 2023

BURSA PËR KURSE TË GJUHËS GJERMANE NË BAVARI PËR VITIN 2023

 

 

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin njofton për mundësinë e përfitimit të bursave për kurse verore të gjuhës gjermane në Shtetin Federal të Bavarisë, Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2023.

Bursat për kurse verore të gjuhës gjermane (BAYHOST) në vitin 2023 i mbulojnë shpenzimet për pjesëmarrje të kursit, akomodimit dhe ushqimit;

Studentë dhe passtudentë nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore mund të aplikojnë për kursin e gjuhës gjermane BAYHOST. Në momentin e aplikimit, aplikantët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në institutin e tyre të arsimit të lartë, respektivisht të dëshmojnë dhe të kenë njohuri të gjuhës gjermane në nivelin B1. Aplikantët maqedonas patjetës duhet të kenë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikantët duhet t`i dërgojnë të gjitha dokumentet përmes Formularit Online në BAYHOST më së voni deri më 21 Mars 2023.

Informacione shtesë në lidhje me kurset dhe procesin e aplikimit gjenden në ueb-faqe dhe profilin e facebookut të BAYHOST.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar