Sot filloi gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022-2023. Me fillim të zgjatur prej disa ditësh, konform vlerësimit të MASH-it dhe Qeverisë se në këtë mënyrë shkollat do të përgatiten më mirë për gjysëmvjetorin e dytë. Mësimi me prezencë fizike filloi në të gjitha komunat dhe objektet shkollore ku u zhvillua edhe në vitin 2022.
Të gjithë nxënësve Ju uroj vazhdim të suksesshëm të procesit edukativo- arsimor. Shumë njohuri të reja, aftësi dhe tejkalim sa më të lehtë të sfidave në rrugën drejt përmirësimit dhe realizimit të potencialit personal. Mësimdhënësve Ju dëshiroj mësimdhënie të suksesshme dhe mësimdhënie kreative si dhe angazhim me përkushtim maksimal për ata të cilët duhet të udhëheqin shoqërinë në të ardhmen.
Nga pozita e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, mund të premtoj angazhim të plotë për përmirësimin e të gjitha aspekteve të sistemit edukativo-arsimor.
Si prioritet kyç do të potencoj proceset për vazhdimin e investimeve infrastrukturore të tanishme dhe fillimin e disa investimeve të reja në komunat ku është paraqitur nevoja më e madhe për investime ndërsa në më shumë se 100 shkolla në të gjitha komunat do të përmirësohet infrastruktura e IT-së dhe do të vendosen rampa hyrëse.
Do të vazhdojë dorëzimi i teksteve të reja shkollore tashmë të furnizuara për arsimin fillor dhe të mesëm. Për kuadrin e mësimdhënësve , procesi i zhvillimit profesional do të vazhdojë, përmes zbatimit të vazhdueshëm të trajnimeve të parashikuara në planin për vitin 2023, ndërsa për avancimin e njohurive dhe aftësive të tyre në fusha të ndryshme.
Kushtet për edukim po përmirësohen edhe atë se interesim më i madh i të rinjve mbetet synimi ynë kryesor.
Suksese në gjysëmvjetorin e dytë!