Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nënshkruhet Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi

Nënshkruhet Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi

 

Nënshkruhet  Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruajtën Rregulloren për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjtë me vështirësi. Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi rregullon funksionimin e organeve profesionale për vlerësim, mënyrën e kryerjes së vlerësimit, si dhe mënyrën e dhënies së mbështetjes shtesë në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Rregullorja është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Trupi koordinues nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me vështirësi  në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UNICEF-it.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Rregullorja është instrument i rëndësishëm për ngritjen e shkallës së gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor nacional, siç theksoi  ai, në të përcaktohen saktësisht të gjitha hapat që nga vlerësimi fillestar i nevojave të nxënësve, deri te përcaktimi i llojit të mbështetjes dhe ofrimi i asaj mbështetjeje nëpër institucionet arsimore.

"Më  lehtë do të përgatitet  plani arsimor individual për punën me nxënës  me vështirësi  dhe  programi i  modifikuar, ndërsa njëkohësisht do të përcaktohet më lehtë ekipi gjithëpërfshirës, ​​gjegjësisht do të përcaktohet se çfarë lloji i kuadrit profesional duhet të punojë me atë nxënës, nëse do të nevojitet asistencë arsimore apo do të аngazhohet  asistent personal, u shpreh Shaqiri.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se masat për mbështetje dhe shërbime shtesë për fëmijët me vështirësi nga sot do të sigurohen në bazë të konstatimeve dhe mendimeve të ekipeve të ekspertëve për vlerësim funksional dhe ekipeve të ekspertëve për koordinim  dhe monitorim    zbatimit të vlerësimit funksional .

Ministri i Shëndetësisë, nga ana tjetër, Bekim Sali sqaroi se për futjen e këtij modeli për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve, të zhvilluar në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar të funksionimit, janë realizuar një sërë aktivitetesh në drejtim të harmonizimit të legjislacionit në sistemin tonë shëndetësor.

“Është një arritje e madhe që sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut punojnë së bashku për promovimin e të drejtave dhe përmirësimin e standardit të jetesës së fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi. UNICEF-i është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë Qeverinë dhe bashkësitë”, theksoi  Patricia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Në këtë ngjarje fjalën e morën edhe  Spase Dodevski, kryetar i trupit koordinues nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me vështirësi  si dhe Goran Petrushev, udhëheqës i shërbimit për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve pranë Shtëpisë së Shëndeti - Shkup.

[ Thursday, January 12, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar