Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shpallje publike për punë për përkthyes / interpretues

Shpallje publike për punë për përkthyes / interpretues

 

 

Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA

Tvining projekti "Mbështetje e mëtutjeshme për implementimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve"

Nr. Ref. : MK IPA 17 SO 01 21

ka nevojë për angazhimin e

 

Përkthyes / interpretues këshilltar i përhershëm i tvining(përkthyes / interpretues KPT)

Tvining Projekti "Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve" është projekt i përbashkët ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Lituanisë, i përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Sportit të Republikës së Lituanisë.

Qëllimi kryesor i projektit, i cili është i implementuar nga  konsorciumi i institucioneve shtetërore përkatëse nga Lituania, Franca dhe Sllovenia, është forcim shtesë dhe operacionalizim i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), me qëllim që të rritet punësimi, mobiliteti dhe integrimi social i punëtorëve dhe nxënësve.

Projekti kërkon përkthyes/interpretues të këshilltarit të përhershëm i tvining (përkthyes / interpretues KPT) aktivitetet e të cilit përfshijnë ndihmën e PTS në koordinimin dhe menaxhimin e projektit të tvining përmes aktiviteteve që përfshijnë përkthimin dhe interpretimin gjatë implementimit të projektit. Projekti filloi më 1 tetor 2021 dhe do të zgjasë 27 muaj.

Përkthyesi / interpretuesi KPT do të jetë i angazhuar me fond të plotë me kontratë për shërbime dhe do të jetë me lokacion të punës në Shkup. Personat që kanë pasur çfarëdo marrëveshje angazhimi me administratën shtetërore në gjashtë muajt e mëparshëm nuk do të merren parasysh për këtë pozicion.

Detyra e përkthyesit/interpretuesit përfshijnë:

-Përkthim dhe interpretim në bazë ditore;

-Përkthimi i të gjitha dokumenteve që lidhen me aktivitetet e projektit (legjislacioni, raportet e misionit, korrespondenca, prezantimet afatshkurtra të ekspertëve, etj.);

-Interpretim për këshilltarin dhe ekspertin e përhershëm të tvining  në të gjitha takimet, punëtoritë, seminaret, konferencat, etj.;

-Sigurimi i ndihmës gjatë përgatitjes së dokumenteve në lidhje me projektin;

-Pjesëmarrje në vizitat studimore me qëllim përkthim dhe interpretim ndërmjet pjesëmarrësve, institucioneve dhe KPT;

-Sigurimi i ndihmës rreth punës së tërësishme të zyrës, organizimi i takimeve, ndihmësi i KPT dhe asistenti KPT në gjithçka çka është e nevojshme për funksionimin e pandërprerë të projektit.

Kualifikimet e nevojshme për kandidatët:

Përkthyesi/interpretuesi do të zgjidhet në pajtim me kriteret si vijojnë:

Aftësitë e nevojshme dhe përvojë:

-Të ketë përfunduar arsimin e lartë në studimet akademike së paku VII / 1 ose 240 kredi sipas ECTS, përparësi do të kenë kandidatët me studimet universitare të përfunduara në gjuhën angleze, dhe / ose përvojë me përkthim dhe interpretim jo më pak se 3 vjet;

-Rrjedhshëm flet dhe shkruan në gjuhën maqedonase me njohje të shkëlqyeshme tëme njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;

-Përvojë praktike në aktivitetet e përditshme në lidhje me mbështetjen për përkthim dhe interpretim të këshilltarëve / ekspertëve ndërkombëtarë;

-Përvojë të projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, për shembull: projektet e financuara nga BE -ja, siç janë projektet e tvining, do të jenë përparësi;

-Aftësi të shkëlqyeshme të kompjuterit (MS Word, Excel, Internet, etj.);

-Aftësi të shkëlqyeshme organizuese;

-Aftësi të shkëlqyeshme ndërnjerëzore dhe komunikuese.

Kandidatët duhet të dërgojnë CV -në e tyre (në formatin Europass) me letër motivimi në gjuhën angleze në adresën elektronike jolita.butkiene@mon.gov.mk and daniel.gjokjeski@mon.gov.mk me ​​titull "RTA Language Assistant" deri më 28 Dhjetor 2022. Kandidatët të cilët do të hyjnë në përzgjedhjen më të ngushtë do të ftohen në intervistë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen në versionin e skanuar si pjesë e aplikimit:

-          Diplomë / certifikatë për arsimin e lartë të fituar të studimeve akademike së paku VII / 1 ose 240 kredi sipas EKTS, përparësi diplomë / certifikatë nga Fakulteti Filologjik;

-          Certifikatë e pranuar ndërkombëtare për njohje të gjuhës (nëse është i zbatueshëm);

-          Rekomandime nga punëdhënësi/it e mëparshëm (nëse është i zbatueshëm).

 

 

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar