Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Rritet vizibiliteti i përfitimeve të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve, procesi i avancimit të tij vazhdon

Rritet vizibiliteti i përfitimeve të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve, procesi i avancimit të tij vazhdon

 

Rritet vizibiliteti i përfitimeve të Kornizës Nacionale të Kualifikimeve, procesi i avancimit të tij vazhdon

 

Gjithnjë e më shumë qytetarët i njohin përfitimet e Kornizës Nacionale  të Kualifikimeve dhe më së shumti përdoret për të rritur punësueshmërinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal. Megjithatë, është e nevojshme të intensifikohet promovimi në opinion ndëra gjithashtu të vazhdojë procesi i ngritjes së tij si mjet për njohjen e kualifikimeve të fituara, për konstatimin e mungesës së aftësive dhe kuadrit  në tregun e punës dhe për krijimin e më shumë mundësive  për lëvizje.

 

Këto janë konkluzionet e takimit të  sotëm të Komitetit Drejtues të Tvining projektit të financuar nga BE-ja për mbështetje të mëtejshme për zbatimin e Kornizës Nacional  të Kualifikimeve, i cili  po zbatohet prej një viti dhe në të cilin përveç vendit tonë, marrin pjesë edhe  Sllovenia, Lituania dhe Franca.

 

Përfaqësuesit e disa institucioneve dhe organeve kompetente nga katër vendet partnere konfirmuan se shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave të deritanishme ka  rëndësi të madhe, për të gjithë pjesëmarrësit në projekt, dhe veçanërisht për Maqedoninë e Veriut si vend në zhvillim, të cilën Korniza Kombëtare e Kualifikimeve duhet ta shfrytëzojë maksimalisht jo vetëm si mjet për komunikim me qytetarët dhe integrimin e tyre social, por edhe për fillimin e reformave në arsim duke vendosur standard kombëtar që rregullon përfitimin  dhe shfrytëzimin  e kualifikimeve.

Projekti  Tvining ka filluar të zbatohet një vit më parë, dhe do të realizohet në  periudhë prej  27 muajve. Prej tij pritet një përmirësim në cilësi dhe përshtatshmëri më të mirë të arsimit dhe trajnim sipas kërkesave të tregut të punës, duke lidhur mësimin formal, joformal dhe të mësuarit me përvojë , si dhe duke mbështetur procesin e vlefshmërisë së rezultateve nga    mësuarit ,të fituara nëpërmjet të mësuarit joformal ose me përvojë.

Në takim, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, morën pjesë edhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, Këshillit të Lartë për Vlerësimin e Kërkimit dhe Arsimit të Lartë të Francës, Institutit për Arsim  Profesional  dhe Trajnim të Sllovenisë, si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Sportit të  Lituanisë, Agni Kudarauskin.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar