Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Vollonterët e Korpusit të Paqes do të bashkëpunojnë me nëntë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme

MASH: Vollonterët e Korpusit të Paqes do të bashkëpunojnë me nëntë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme

 

MASH: Vollonterët e Korpusit të Paqes do të bashkëpunojnë me nëntë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme

 

 

Grupi i ri i vollonterëve i Agjencisë Federale Amerikane të Korpusit të Paqes fillon me punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një pjesë nga vollonterët që sot bënë betimin solemn, do të bashkëpunojnë me nëntë shkolla fillore dhe dy të mesme, në kuadër të Programit për Gjuhë Angleze dhe Gjithëpërfshirje. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në RMV-në Anxhela Ageler dhe drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Maqedoni Debora Koner, dëshiron edhe që edhe këta vollonterë të vazhdojnë me përkushtimin e paraardhësve të tyre që të japin kontribut në përpjekjet për të motivuar nxënësit për avancim përmes procesit të arsimit.

"Vullonterët së bashku me mësimdhënësit dhe profesorët e gjuhës angleze do të bashkëpunojnë me qëllim të avancimit të mësimit të gjuhës angleze, si në orët e vata, ashtu edhe në aktivitete të shumta shtesë si klube dhe kampe, aktivitete sportive, punëtori për aftësitë e jetës, projekte për përmirësimin e shkollës dhe trajnime të kuadrit të mësimdhënies. Roli i vollonterit në shkolla është veçanërisht i rëndësishëm tani, pas një periudhe të vështirë në të cilën pandemia pati ndikim të fortë në arsim dhe të rinjtë”, tha zëvendësministri Aliu.

Bashkëpunimi me vollonterë të Korpusit të Paqes daton nga viti 1996 ndërsa është zyrtarizuar me nënshkrimin e Memorandumi në vitin 2014.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar