Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Korniza Nacionale e Kualifikimeve është “dosje” e rëndësishme për aftësitë e fituara dhe për rezultatet e procesit arsimor të çdo qytetari

MASH: Korniza Nacionale e Kualifikimeve është “dosje” e rëndësishme për aftësitë e fituara dhe për rezultatet e procesit arsimor të çdo qytetari

 

MASH: Korniza Nacionale e Kualifikimeve është  “dosje” e rëndësishme për aftësitë e fituara dhe për  rezultatet e procesit arsimor të çdo qytetari

 

 

Korniza Nacionale e Kualifikimeve është  mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm për formimin e "dosjes" për aftësitë dhe rezultatet e fituara nga procesi i përfunduar arsimor formal dhe joformal, të cilat i posedon çdo qytetar.

 

Kjo Kornizë  (KNK) mundëson transparencën e rezultateve të të mësuarit, gjegjësisht  nivelit të kualifikimeve dhe synon të ndihmojë autoritetet kompetente në njohjen e kualifikimeve formale, si dhe të lehtësojë njohjen e të mësuarit joformal, ndërsa  ndihmon politikëbërësit të përcaktojnë mungesën e aftësive dhe kuadrit  për tregun e punës. Ndërsa për politikbërësit, nga ana tjetër, korniza është e dobishme për përcaktimin dhe përshkrimin e vendeve të punës në strukturat e saj organizative në mënyrë të standardizuar, sipas kualifikimeve të futura tashmë në sistemin e KNK-së.

 

Megjithatë, përfitimet e Kornizës Nacionale të Kualifikimeve, e cila është e harmonizuar me Kornizën Europiane të Kualifikimeve, nuk njihen mjaftueshëm dhe për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e grupit të ekspertëve në kuadër të projektit Tvining  të financuar nga fondet e BE-së për mbështetjen e mëtejshme për avancimin dhe zbatimin e kornizës, punon në krijimin e strategjisë së komunikimit për përafrimin më të madh të  KNK-së.

Gjatë ditës së djeshme u mbajt  takim ku ekspertët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ranë dakord që Korniza Nacionale  e Kualifikimeve duhet  të rritet në një arkiv cilësor të njohur.

Si grupe qëllimore primare me të cilat do të komunikohet Korniza Nacionale e Kualifikimeve janë shenuar nxënësit, mësimdhënësit, punëdhënësit dhe mediet.

 

Gjithashtu, me rëndësi të veçantë është  që thelbin e KNK-së ta kuptojnë ndërsa përfitimet t`i njohin edhe më të moshuarit me kualifikime më të ulëta të fituara, të kuptojnë  motivin  për avancimin arsimor, si dhe personat pa kualifikime të verifikuara të cilët duan dhe duhet të vërtetojnë njohuritë e tyre që me sukses të kyçen në tregun e punës dhe konkurrimin në vendet e punës brenda ekonomisë formale.

 

Strategjia e komunikimit do të krijohet deri në fund të këtij viti vijues  ndërsa zbatimi i saj do të fillojë me prezantimin publik të porosive  para medieve dhe qytetarëve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar