Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për studentë – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për studentë – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Në bazë  të nenit  54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20) dhe Vendimin për përcaktimin e numrit të bursuesve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 226/22), dhe Aktvendimin për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2022/2023 Nr.19-13007/1 më datë 27.10.2022 Ministri i Arsimit dhe Shkencës , shpalli

 

KO N K U R S

për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për studentë – fëmijë pa prindër nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2022/2023

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor  2022/2023 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës – fëmijë pa prindër nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë këto kushte:

1. Të jenë nxënës të rregullt nga viti i parë, të cilët kanë arritur së paku sukses të mirë gjatë arsimit fillor;

2. Të jenë nxënës të rregullt të viteve II, III dhe IV, të cilët kanë arritur së paku sukses të mirë gjatë arsimit të mesëm;

3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës që vërteton se janë fëmijë pa prindër;

4. Që nuk e përsëritur vit gjatë shkollimit;

5. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucionet apo kompani të tjera;

6. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kriteret  për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.

              

II.              MËNYRA, VENDI DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit  të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin  dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë  fletëparaqitje në letër (fletën e evidentuese) dhe të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga 28.10.2022 deri në datën 13.11.2022, nga ora 09:00-15:00.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1. Lista evidentuese; vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2022/2023;

3. Kopje të vërtetimeve për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë vërtetime nga klasa VI-IX); (kandidatët që aplikojnë në mënyrë elektronike, të bashkëngjisin dëftesat  origjinale të skanuara)

4. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesje Sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës që vërteton se janë fëmije pa prindër;

5. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është përfitues i bursës tjetër, e publikuar në portalin e internetit http://mon.gov.mk;

6.Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në konvikt për nxënës  dhe formularin e kërkesës  për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/ 16), do të sigurojë dokumentin në vijim:

- Vërtetim për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nuk është i dorëzuar në kohë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në datën 15.12.2022 në faqen e internetit të Ministrisë.

 

Të gjithë përfituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit pas publikimit të listës,  më së voni deri në datën  30.12.2022. Të gjithë kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar  bursën .

 

III.            SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës do të arrijë në 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në  periudhë prej nëntë (9) muajsh për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2022/2023.

 

Стипендии


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar