SMART4ALL
Thirrja e 3-të e Hapur për Cross-Domain Eksperimente të Transferimit të Teknologjive
|
|
Afati i fundit |
17 Janar, 2023 deri në ora: 17:00 CET |
Hapur për |
Universitetet/Institucionet Akademike, Ndërmarjet e vogla dhe të mesme/Kompanitë jo shumë të mëdhaja |
Përfitimet |
Financimi maksimal për konsorcium: deri më 80,000€ fonde nga UE |
Lexo më tepër |
|
Dorëzo aplikimin |
https://app.getonepass.eu/opportunities/smart4all-ctte |
|
|
SMART4ALL ju fton që të nominoheni për thirrjen e 3-të të hapur në CTTE. Shpërblimet janë pjesë nga programi SMART4ALL, program i përkrahur nga Unioni Europian si pjesë nga projektet e Horizon 2020.
Rreth Cross-domain Eksperimenteve të Transferimit të Teknologjive (CTTEs)
Cross-Domain Eksperimentet e Transferimit të Teknologjive (CTTE) janë eksperimente me kohëzgjatje të shkurtër (9 muaj) që fokusohen në një nga katër të nënpërfaqësuara në vertikalet SAE (Transport i digjitalizuar, Bujqësia e digjitalizuar, Mjedisi i digjitalizuar dhe çdo gjë e digjitalizuar). CTTE-të japin mundësinë për të krijuar sinergji, për të përshpejtuar projektet e orientuara drejt produktit dhe për të ofruar udhëzime drejt komercializimit të suksesshëm të novel CLEC-së CPS-së dhe teknologjive IoT.
SMART4ALL do të selektoj 4 Pathfinder Application Experiments (PAEs) pas një procesi seleksionues në këtë thirrje të hapur të tretë dhe të fundit.
Kush mund të aplikojë për CTTE?
Konsorciume të përbëra nga tre entitete të ndryshme nga të paktën dy vende të ndryshme, duke përfshirë një partner akademik/industrial që vepron si ofrues teknologjie i një teknologjie të re (novel technology), një partner industrial që vepron si marrës/përshtatës teknologjie dhe një partner prodhimi industrial për të zgjeruar vlerën e procesit zinxhiror. Partnerët do të aplikojnë së bashku si një konsorcium përmes një formulari të thjeshtë aplikimi.
Konsorciumet duhet të përfshijnë llojin e mëposhtëm të aplikantëve:
● Universitetet dhe Institucione tjera akademike
● Ndërmarjet e vogla dhe të mesme dhe Kompanitë jo shumë të mëdhaja
Përbërja e konsorciumit mund të jetë si më poshtë:
Përbërja e Konsorciumit |
Entiteti 1: Ofruesi i Teknologjisë Integrues Softuerik |
Entiteti 2: Pranuesi i Teknologjisë |
Entiteti 3: Prodhuesi |
Lloji i Entitetit |
Universitetet dhe Institucione tjera akademike |
Industrial (Ndërmarjet e vogla dhe të mesme dhe Kompanitë jo shumë të mëdhaja) |
Industrial (Ndërmarjet e vogla dhe të mesme dhe Kompanitë jo shumë të mëdhaja) |
Industrial (Ndërmarjet e vogla dhe të mesme dhe Kompanitë jo shumë të mëdhaja) |
Partneri udhëheqës duhet të ketë gjithmonë statusin e partnerit industrial (Ndërmarjet e vogla dhe të mesme dhe Kompanitë jo shumë të mëdhaja).
Gjithashtu, duke qenë se një nga qëllimet e SMART4ALL është të mbështesë transformimin dixhital në vendet kryesisht evropiane të nënpërfaqësuara në skemat evropiane të financimit, me anë të eksperimenteve ndërkufitare, konsorciumet aplikante duhet të përfshijnë të paktën një anëtar nga një nga vendet e EJL (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Sërbia) ose Ukraina (përveç Greqisë) për të qenë të përshtatshme.
Aplikantët e përfshirë në konsorcium NUK mund të përfshijnë asnjë partnerë SMART4ALL.
Mbështetja financiare
Partnerët e CTTE do të aplikojnë për mbështetje financiare duke paraqitur një propozim të përbashkët që përshkruan CTTE dhe planin e tij teknik dhe një vlerësim të detajuar të kostove të lidhura me CTTE.
• Mbështetje financiare për CTTE
Eksperimentet CTTE do të mbështeten me një shumë totale deri në 80,000 euro.
• Mbështetje financiare për partnerët CTTE
Çdo partner CTTE mund të marrë një mbështetje financiare maksimale prej 60,000 EUR.
Mbështetja financiare do t`i paguhet partnerit kryesor, i cili më pas do t`ua shpërndajë fondet partnerëve të tjerë sipas shpërndarjes së burimeve të përcaktuara në propozim.
Financimi kufizon projektet e tjera evropiane
Sipas rregullave të Komisionit Evropian, mbështetja financiare nuk do t`u jepet personave juridikë individualë që kanë marrë tashmë më shumë se 100,000 euro përmes thirrjeve të hapura (Mbështetje financiare për palët e treta = FSTP = financim kaskadë) nga H2020 I4MS (https://i4ms.eu/) dhe projektet SAE (https://smartanythingeverywhere.eu/).
Krijimi i lidhjeve & Shërbimet e partnerëve
Për të kërkuar partnerë të organizatës dhe për të krijuar lidhje të reja, ju lutemi vizitoni: https://marketplace.smart4all-project.eu/matchmaking
Si të aplikoni?
Udhëzuesi për aplikantët si dhe pyetjet lidhur me thirrjen (FAQs) mund të gjenden në SMART4ALL në Kompletimin e aplikimit (Application Κit) (https://smart4all-project.eu/opencalls-apply-now/)
Link për dorëzimin e aplikimeve: https://app.getonepass.eu/opportunities/smart4all-ctte
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të CTTE-së është deri më 17 Janar 2023 ora: 17:00 CET.
Rreth projektit SMART4ALL
SMART4ALL financohet nga programi i UE-së Horizon 2020 dhe synon të sjellë së bashku një Qendër Inovacioni Digjital në të gjithë Evropën. Ai përfshin një konsorcium prej 25 partnerësh nga 16 vende, por synon të arrijë shumë më tepër.
SMART4ALL Digital Innovation Hub ndërton kapacitetin midis palëve të interesuara evropiane përmes zhvillimit të eksperimenteve të vetë-qëndrueshme, ndërkufitare që transferojnë njohuri dhe teknologji midis akademisë dhe industrisë. Ajo synon sistemet e veçanta procesuese kibernetiko-fizike me energji të ulët dhe Internetin e gjesendeve (Internet of Things – IoT) dhe kombinon një sërë karakteristikash unike që bashkohen së bashku nën një vizion të përbashkët nën kultura të ndryshme, politika të ndryshme, zona të ndryshme gjeografike dhe fusha të ndryshme të aplikimit.
Ju mund të regjistroheni në buletinin informativ të SMART4ALL #newsletter (https://smart4all-project.eu/joinus/) për lajmet më të fundit dhe njoftimet e thirrjeve të radhës.
Të gjitha organizatat rajonale dhe kombëtare që janë të interesuar të ndjekin thirrjet e hapura për eksperimente të financuara dhe t’i kenë lajmet e fundit mund të vizitojnë faqen: http://www.smart4all-project.eu ose duke ndjekur projektin në:
Faqe: https://www.linkedin.com/SMART4ALLH2020 Grup: https://www.linkedin.com/groups/12369183/
https://twitter.com/smart_4all