COST (European Cooperation in Science and Technology) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 20 qershor 2022 organizon Ditë Informative online kushtuar programit COST.
COST (European Cooperation in Science and Technology) është program i cili u mundëson hulumtuesve të krijojnë rrjete kërkimore ndërdisiplinore në Europë dhe më gjerë. Programi financon organizimin e konferencave, takimeve, shkollave trajnuese, shkëmbimeve të shkurtra shkencore dhe aktiviteteve të tjera të rrjetëzimit në të gjitha temat shkencore. Përmes veprimeve të tij (projektet e rrjetit) COST mundëson rritjen e lëvizshmërisë së hulumtuesve në të gjithë Europën, inkurajon krijimin e përsosmërisë shkencore dhe redukton zbrazëtirat midis vendeve me intensitete të ndryshme të zhvillimit shkencor dhe teknologjik. Aksionet zgjasin katër vite dhe janë të hapura për të gjithë hulumtuesit, pavarësisht nga niveli i karrierës dhe vendi i origjinës
Ftojmë përfaqësuesit e komunitetit shkencor dhe kërkimor të marrin pjesë në këtë aktivitet.
COST Info Day - Western Balkan Countries - COST
Kontakt personi për programin COST (European Cooperation in Science and Technology) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
Aleksandar Tutnovski
COST – National Coordinator (CNC)
е-mail: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk
tel: 076 485 053