Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19) dhe neni 12 i Ligjit për Gjimnazin Matematikë-Informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/18) dhe Rregulloren për mënyrën dhe Kriteret më të përafërta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit e Gjimnazit Matematikë-Informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/19), Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall
Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e rregullt të regjistruar në SHMSH "Gjimnazi Matematikë-Informatikë" për vitin shkollor 2022/2023
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2022/2023 do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH “Gjimnazi Matematikë-Informatikë” – Shkup në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtën e bursës e kanë nxënësit të cilët janë të regjistruar në SHMSH Gjimnazin " Matematikë-Informatikë” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim: -të jenë nxënës të rregullt në SHMSH "Gjimnazi Matematikë-Informatikë" ( vitit II dhe III) -të kenë arritur sukses të përgjithshëm të shkëlqyeshëm në fund të vitit të kaluar shkollor; -të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione apo kompani të tjera; - të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I REGJISTRIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa, nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikim në letër (kërkesë) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rr. Qirili dhe Metodi nr. 54, Shkup), nga 28.09.2022-10.10.2022, nga ora 08:00- 16:00
III . DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Nxënësit të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike duhet të dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
1. Kërkesë vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër; 2. Certifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë; 3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në Gjimnazin Matematikë-Informatikë; 4. Fotokopje të noterizuara të dëftesave për vitin e kaluar të arsimit të kryer; 5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari se nxënësi nuk është përfitues i një burse tjetër; Me parashtrimin e dokumenteve të kërkuara, kandidatëve u rekomandohet të dorëzojnë një kopje të llogarisë personale të transaksionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht merr certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
IV. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët kanë aplikuar në formë elektronike në Konkurs, deri te Ministria se Arsimit dhe Shkencës në Rr. “Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, nga data 28.09.2022 - 10.10.2022, nga ora 8:00- 16:00, dorëzojnë dokumentet e përcaktuara në pikën III të konkursit.
V. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor
Lista e nxënësve që do të fitojnë të drejtën e bursës do të publikohet më 10.11.2022 në ueb-faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH “Gjimnazi Matematikë – Informatikë” – Shkup.
Nxënësit të cilët do të përfitojnë bursë do të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet.
|
Obligohen të gjithë përfituesit e bursave pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 21.11.2022, të nënshkrujë marrëveshjen e bursave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët që nuk e respektojnë këtë afat do të konsiderohen se kanë refuzuar bursën.