Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për siguri më të madhe të fëmijëve në trafik

Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për siguri më të madhe të fëmijëve në trafik

 

Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për siguri më të madhe të fëmijëve në trafik

 

 

Angazhim më i madh institucional dhe bashkëpunim reciprok me qëllim të rritjes së sigurisë së fëmijëve në trafik. Kështu parashihet në deklaratën që u nënshkrua sot nga disa ministri, përfshirë edhe atë të arsimit dhe shkencës, në ditën e shënimit të 60-vjetorit të themelimit të Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor,

 

 Përveç MASH, edhe ministritë tjera si ajo e punës dhe politikës sociale, e punëve të brendshme, e transportit dhe lidhjeve dhe ajo e vetëqeverisjes lokale do të angazhohen për rritjen e sigurisë së fëmijëve si kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në trafik.

 

Secili nga institucionet në kuadër të kompetencave të veta do të intensifikojë aktivitetet ekzistuese, por edhe me projekte dhe masa të reja do të japë një kontribut më të madh në lëvizjen e sigurt të fëmijëve si këmbësorë, transportimin e tyre të sigurt, uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion e të ngjashme.

 

 

Deklarata është nënshkruar në kuadër të takimit profesional “Fëmijë të sigurt – e ardhme e sigurt” që u mbajt sot në Shkup, organizuar nga KRSTRR.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar