Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: 45 vite Fakulteti i Farmacisë janë krenaria e jonë, puna shkencore-mësimore dhe kërkimore janë inkurajuesepër studentët dhe punonjësit shkencor

Shaqiri: 45 vite Fakulteti i Farmacisë janë krenaria e jonë, puna shkencore-mësimore dhe kërkimore janë inkurajuesepër studentët dhe punonjësit shkencor

 

Shaqiri: 45 vite Fakulteti i Farmacisë janë krenaria e jonë, puna shkencore-mësimore dhe kërkimore janë inkurajuesepër studentët dhe punonjësit shkencor

 

 

Fakulteti i Farmacisë në Shkup brenda katër dekadave e gjysmë të kaluara u imponua me cilësinë e veprimtarisë akademike, përkushtimin, kuadrin e lartë profesional dhe hulumtues-shkencor, ka punuar në harmonizimin me programet europiane të studimit dhe gradualisht por sigurit është zhvilluar në mjedis motivues e cila studentëve u ofron kushte bashkëkohore për mësim, mundësi për shkëmbimin ndërkombëtar ndërsa punonjësve shkencor për zhvillim dhe avancim. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në shënimin e 45 vjetorit të ekzistimittë punës së Fakultetit të Farmacisë në Shkup.

 

“Që të mund si Fakultet t`i realizoni angazhimet tuaja të mëdha, e domosdoshme është që të keni mbështetjen e plotë të institucioneve kompetente. Ne, si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, i mbështesim plotësisht përpjekjet tuaja për të qëndruar në krye të veprimtarisë akademike dhe kërkimore-shkencore në vend dhe më gjerë. Prandaj jemi krenarë për zhvillimin e vazhdueshëm të veprimtarisë mësimore-arsimore të Fakultetit, që rezulton me të diplomuarit të trajnuar mirë, të përgatitur për përfshirje të shpejtë në tregun e punës. “Në kuadër të programeve të shumta studimore, krijohen profesionistë për të cilët vendi ynë vërtet ka nevojë”, tha ministri Shaqiri.

 

Me qëllim të inkurajimit të krijimit të kuadrove të reja shkencore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës futi bursa për ciklin e tretë të studimeve për disa profesione deficitare,  por i ktheu  edhe bursat për studime pasdiplomike në vend. Përkushtimi për rritjen e vazhdueshme të buxhetit për shkencën, siç theksoi  Shaqiri, presim të rezultojë me  zhvillimin e veprimtarisë kërkimore  shkencore .

 

“Edhe Fakulteti i Farmacisë në Universitetin " Shën Kirili dhe Metodi"  është gjithashtu një nga institucionet e arsimit të lartë të cilit në thirrjen e vitit të kaluar i janë aprovuar mjete  për avancimin  e kushteve të punës në laboratorë dhe për të siguruar  më shumë mundësi për shkencëtarët dhe studiuesit.

 

“Besoj se nëse shteti investon në pajisje të reja të laboratorëve shkencorë, nëse shkencëtarët investojnë në kërkime,kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim si vend, nëse duam përparim dhe zhvillim”, u shpreh  ministri, duke shtuar se investimi në dituri, projekte në  inovacione  dhe projekte shkencore  është investim në të ardhmen e këtij vendi dhe  investim për të rinjtë.

 

 

Fakulteti i Farmacisë në Universitetin “Shën  Kirili dhe Metodi " në Shkup është institucioni më i lartë arsimor, shkencor dhe shëndetësor në fushën e farmacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i themeluar në vitin 1977.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar