Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për botimin e teksteve shkollore për vitin e IV në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

Konkurs për botimin e teksteve shkollore për vitin e IV në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

 

Në bazë të nenit 14, paragrafit 1, nenit 15 dhe nenit 18 të Ligjit për Тekste Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/2010, 36/2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe  21/2018) dhe në pajtim me Rregulloren për kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit për bartjen e të drejtës material të autorit  për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nr. 22-10483/1 të datës  18.07.2013, nr. .22-10483/2 të datës  16.09.2013 dhe nr. 03-6645/1 të datës  18.03.2015, Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

KONKURS

për botimin e teksteve shkollore për vitin e IV në arsimin e mesëm profesional katërvjeçarë

 

1. KUSHTET E PËRGJITHSHME

- Porositës : Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup

Lënda e Konkursit:  Oferta për botimin e një teksti shkollor për lëndët mësimore :

Nr. Rendor

Emri i lëndës

Viti i mësimit  

1.

Gjuhë maqedonase dhe letërsi

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 299,430,00 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e tridhjetë) denarë.

IV

2.

Gjuhë shqipe dhe letërsi

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 299,430,00 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e tridhjetë) denarë.

IV

3.

 

Gjuhë maqedonase dhe letërsi për nxënësit e bashkësive tjera

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

 

IV

4.

Informatikë ( zgjedhore)

PROFESIONI/SEKTORI: Komunikacion/Komunikacion, transport dhe deponim

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

5.

Matematikë

PROFESIONI/SEKTORI: Xehetari-gjeologji/ metalurgji-gjeologji, Xehetarisë dhe metalurgjisë /xehetari-metalurgji gjeodezi- ndërtimtari/Ndërtimtarisë-gjeodezisë, elektroteknikë/elektroteknike, Makineri/ Makinerisë , Komunikacion / Komunikacioni, Transport dhe Deponim , Tekstil-Lëkurë. Tekstilë, lëkurë dhe prodhime të ngjajshme dhe Teknologjia Kimike dhe Kimi dhe Tekonologji

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

6.

Matematikë  (zgjedhore )

PROFESIONI/SEKTORI  Xehetari-gjeologji dhe metakurgji, Gjeologjisë- , xehetarisë dhe metalurgjisë ,Gjeodezi- – ndërtimtari /Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë /, Grafikë / Grafikim,  Juridik-ekonomi  dhe tregti/ Ekonomisë , Juridikut dhe tregtisë ,Eletroteknike/ Eletroteknikë / Shëndetësi dhe mbrojtje sociale, Bujqësi/ peshkatari dhe veterinari Bujqësisë-veterinarisë , Shërbime personale / Shërbime personale, Makinerisë/Makineri, Komunikacion/Komunikacion , Transport dhe Deponim, Tekstilë – Lekurë / Tekstilit  dhe lëkurës dhe prodhime të ngjajshme , Hotelieri – turistikë/ Hotelieri dhe Turizëm  profesioni teknologjiko – Kimik / Kimi dhe teknologji  dhe Pylltari, - përpunimi i drurit/ Pylltari dhe përpunimi i drurit 

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

7.

Fizikë (zgjedhore)

PROFESIONI/SEKTORI: Ndërtimtari dhe Gjeodezi Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë, Eletroteknike/ Eletroteknikë, Shërbime personale  / Shërbimeve personale   , Makineri/Makinerisë  Pylltari, - përpunimi i drurit / Pylltarisë, - përpunimit të drurit Shëndetësi /Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

8.

Fizikë (zgjedhore)

PROFESIONI /SEKTORI Gjeologji – xehetari dhe metalurgji / Gjeologjisë, xehetarisë  dhe metalurgjisë  

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

9.

Kimi   (zgjedhore)

PROFESIONI /SEKTORI: Tekstil – lëkurë - tekstilit, lëkurës dhe prodhime të ngjajshme

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

10.

Kimi   (zgjedhore)

PROFESIONI /SEKTORI : Grafikë/ Grafikës ,Kimi-Teknologji /Kimisë dhe teknologjisë , Shërbime personale/ Shërbimeve  personale Pylltari, - përpunimi i drurit / Pylltarisë, - përpunimit të drurit Shëndetësi /Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

11.

Biologji  (zgjedhore )

PROFESIONI /SEKTORI: Shëndetësi - shëndetësi dhe mbrojtje sociale, Bujqësi – veterineri Bujqësisë – veterinarisë, peshkatari dhe veterinari dhe Pylltari-përpunimi i drurit Pylltarisë dhe përpunimit të  drurit

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

12.

LOGJIKË

PROFESIONI /SEKTORI  Ekonomi – juridik dhe tregti/ Ekonomisë – juridikut  dhe tregtisë

 

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

13.

Psikologji

PROFESIONI /SEKTORI : Ekonomi – juridik dhe tregti/ Ekonomisë – juridikut  dhe tregtisë

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

14.

sport dhe aktivitete sportive

kompensim për bartjen e të drejtës materiale të autorit në vlerë neto prej 284,458,00 (dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) denarë.

IV

1.1.  Të drejtë pjesëmarrjeje  në Konkurs kanë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.2. Konkursi është publik, i hapur dhe anonim. Autorësia dhe pronësia e tekstit të miratuar vërtetohet me ekzemplarin  e gjashtë të tekstit.

1.3. Në Konkurs mund të merr pjesë një autor i tekstit shkollot vetëm me një dorëshkrim për tekst shkollor për një lëndë mësimore.

1.4. Autor i  tekstit shkollor nuk mund të jetë personi i punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , në organet në përbërje të Ministrisë, Qendrën  për Arsim Profrsional dhe Trajnim, Qendrën për Arsimin e të Rriturve,  kryetari dhe anëtari i Komisionit Kombëtar dhe anëtar i komisionit recensues.

1.5. Dorëshkrimi për tekst shkollor përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për vitin përkatës, lëndës dhe Konceptit për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.6. Dorëshkrimi i tekstit shkollor duhet të plotësojë kërkesat dhe standardet në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7. Dorëshkrimi për tekst shkollor dorëzohet në formë të shkruar në 5 (pesë) ekzemplarë i rregulluar  në formë figurative, grafike dhe gjuhësore  ( 3 ekzemplarë me ngjyra dhe 2 bardh e zi), të përgatitura sipas palnit dhe programit mësimor për vitin përkatës lënda (emri i profesionit/sektori, drejtimet/ kualifikimet arsimore dhe Koncepti për tekst shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm.

1.7.1. Dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk duhet të përmbajë fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje për përdorim.

1.8. Dorëshkrimi për tekstin shkollor dorëzohet edhe në formë elektronike.

1.9. Autorët dorëshkrimin e tekstit shkollor e dorëzojnë  në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e tij cirilik (përveç dorëshkrimit për tekstin mësimor për lëndën Gjuhë shqipe dhe literaturë).

Për nxënësit e pjesëtarëve të komuniteteve të cilët e ndjekin mësimin në gjuhë dhe alfabet të ndryshëm nga gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, dorëshkrimet e teksteve dorëzohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

1.10. Ministri dhe autori i tekstit shkollor lidhin marrëveshje për bartjen e të drejtës material të autorit  në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet reciproke.

1.11. Nëse autori i tekstit ka ofruar literaturë shtesë në pajtim me nenin 15 paragrafin 2 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, i njejti është i obliguar ta lëshojë atë pa bartjen e të drejtës materiale  të autorit  në pajtim me nenin 18 paragrafin 2 të Ligjit.

 

2. AFATET

2.1 Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore është përfundimisht deri më  27 qershor 2022.

3. DOKUMENTACIONI

3.1. Dokumentacioni i konkursit përmban: Planin dhe programi mësimor për vitin përkatës, Konceptin e tekstit shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

 

3.2 Dokumentacioni në lidhje me konkursin  mund të merret në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup ose në www.bro.gov.mk, www.mon.gov.mk.

 

 

4. DORËZIMI I TEKSTEVE SHKOLLORE
 

4.1. Ofertat për tekstet shkollore dërgohen me rekomandim përmes postës              ose  në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik – ndërtesa “ Nova Makedonija “- Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 Shkup.

4.2.Në pjesën e përparme të dërgesës, në këndin e sipërm majtas, duhet të shënohet "MOS E HAP" dhe "KONKURS PËR BOTIMIN E  TEKSTEVE SHKOLLORE ", titulli i tekstit shkollor, viti, dhe në mes adresa: MINISTRIA E ARSIMIT dhe SHKENCËS – SHËRBIMI PEDAGOGJIK , Rr. "Shën Kirili dhe Metodi" nr.54 Shkup

4.3. Autorët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në paketën e dorëzuar ku shkruhet "MOS E HAP" duhet të dorëzojnë zarfin e mbyllur që gjithashtu shkruan "MOS E HAP", me të dhënat dhe dokumentet e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e saktë të autorit (ve), adresën e vendbanimit.numrin e telefonit, institucionin ku janë të punësuar, certifikatën ose diplomën për arsimin përkatës të kryer, në origjinal ose të noterizuar , autorët të cilët kanë përfunduar arsimin jashtë vendit duhet të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut), pasqyrë tabelare të të dhënave të regjistruara në regjistrin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaratë se i plotësojnë kushtet në pajtim me  nenin 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, deklaratë nga lektori për redaktim gjuhësor të tekstit dhe vërtetim për dhënien e provimit për lektor (origjinal ose të vërtetuar në noter), deklaratë se dorëshkrimi i tekstit shkollor nuk përmban fotografi, ilustrime dhe përmbajtje të marra nga palë të treta për të cilat autorët nuk kanë leje  për përdorim.

4.4. Nëse emri dhe mbiemri i autorit në aplikim ndryshonë nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikatën ose diplomën për arsimin e kryer përkatës , i bashkëngjitet një dëshmi përkatëse e identitetit të të dhënave.

4.5. Zarfi "MOS E HAP" hapet pas miratimit të kodeve të teksteve shkollore.

4.6. Materialet sipas pikës 4.1., 4.2., 4.3. dhe 4.4. dorëzohen në  paketë të mbyllur ku shënon vetëm "KONKURS PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE " dhe emri i tekstit, profesioni/sektori, drejtimet/kualifikimet  arsimore - adresa e kualifikimeve - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, rr. Shën Kirili  dhe Metodi nr.54 Shkup.

 

 

5. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

5.1. Ofertat për tekste shkollore  të cilat  nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar dhe ato që nuk janë përgatitur në  përputhje me kushtet e këtij Konkursi, do të skualifikohen.

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar