Ofrimi i arsimit për çdo fëmijë është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet aktivitetet dhe projekte që synojnë qasje të barabartë në arsim për fëmijët Romë, duke i motivuar fëmijët që të ndjekin rregullisht mësimin dhe të regjistrohen në klasat në vazhdim. Ky është qëllimi i projektit “Të rregullt në orë” : Aksioni për përfshirjen e romëve në arsimin fillor” i financuar nga Bashkimi Europian, përmes të cilit në vitin shkollor 2021/2022 janë ndarë 596 bursa për nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë deri në të katërtën. Projektin e realizon Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedoni së bashku me Asociacionin Qendra për mbështetje në arsim "Dendo ne" dhe Fondacionin për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi".
Përfitues të bursës janë nxënësit Rom, familjet e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale, në lidhje me të ardhurat e familjeve dhe që përtrijnë bursën e ndarë në vitin shkollor 2020/2021.
Bursistët vijnë nga 73 shkolla fillore nga 31 komuna, 51% janë vajza dhe 49% janë djem. Bursat ulin shpenzimet financiare për familjet rome lidhur me shkollimin e fëmijëve të tyre.
Bursat ndahen në kohëzgjatje prej një viti shkollor, në vlerë prej 400 euro në vit (në kundërvlerë në denarë), kurse mbajtja dhe rinovimi i tyre varet nga rregullsia e fëmijëve në orë. Bursa është e dedikuar të mbulojë shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, ushqimit, veshjeve, mjeteve dhe materialeve shkollore, sportive dhe pajisjeve të tjera për aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve
Gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, 47 shkolla fillore ku mësojnë bursistët e projektit, zhvilluan aktivitete jashtëshkollore, të cilat përmes lojës dhe pjesëmarrjes së përbashkët nxitën ndërveprimin dhe shkëmbimin e njohurive mes nxënësve dhe integrimin e nxënësve romë.
Shkollat morën mbështetje nga projekti në vlerë maksimale prej 2500 euro për shkollë, e cila përfshin materiale didaktike, mjete shkollore, pajisje sportive, mobilje shkollore, materiale bibliotekare, pajisje, materiale për rregullimin e oborreve të shkollave, si dhe punime të vogla përshtatëse për aranzhim kreativ dhe të këndshëm,të këndeve shkollore për mësimin dhe shoqërimin e fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve. Përmes një sërë aktivitetesh, shkollat promovuan mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit, duke krijuar një klimë pozitive në shkollë dhe duke e shëndrruar hapësirën e shkollës në një mjedis mësimor gjithëpërfshirës dhe stimulues.
Projekti do të zbatohet deri në muajin tetor 2022.