Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

Konkurs për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

 

Në bazë të Nenit 24-a nga Ligji për arsim të mesëm („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17, 64/18 dhe „Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.229/20) dhe Rregullorja për mënyrën dhe kriteret më të afërta të organizimit dhe zhvillimit të garave të nxënësve në lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm nr.19-2249/1 të datës 05.03.2013 , nr.20-2928/1 të datës 02.03.2017 dhe nr. 13-5583/1 të datës 29.03.2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

                                                                                      K O N K U R S

Për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm.

Në këtë Konkurs të drejtën e pjesëmarrjes e kanë Shoqatat e mësimdhënësve të cilët janë të regjistruara si Shoqata së paku tre vjet deri në ditën kur do të paraqesin deklaratë për organizimin e garave dhe të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore.

Me paraqitjen e Formularit për akreditimin e Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit në arsimin e mesëm, Shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:

1.       Dokument për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

2.       Gjendja aktuale e Shoqatës së mësimdhënësve e dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

3.       Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit i Shoqatës së mësimdhënësve e dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut

4.       Statuti i Shoqatës së mësimdhënësve

5.       Rregullore për organizimin e garave të Shoqatës së mësimdhënësve

6.       Kalendari trevjeçar për zhvillimin e garave për nxënësit në shkollat e mesme ku do të përfshihen lëndët mësimore, periudha kohore për realizimin e garave dhe mësimdhënësit përgjegjës që do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e garave.

Nëse në Konkurs lajmërohen dy ose më shumë Shoqata të cilët i plotësojnë kushtet në përputhje me Nenin 24-a nga Ligji për arsim të mesëm, Komisioni për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve vendos në bazë të kritereve shtesë, edhe atë:

-          Numri i mësimdhënësve që janë anëtarë të Shoqatës

-          Numri i mësimdhënësve nga Shoqata të cilët si mentorë kanë marrë pjesë në garat/olimpiadat ndërkombëtare

-          Çmimet që janë marrë për vendet e fituara në garat/olimpiadat ndërkombëtare ku mentorë ishin mësimdhënësit nga Shoqata.

Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave do të jetë i paplotë ose i njëjti nuk do të dorëzohet në kohë të caktuar nuk do të merren parasysh në procesin e shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.

Për organizimin e garave akreditohet nga një Shoqatë të mësimdhënësve ose Sindikata e shoqatave për lëndë mësimore të veçant, gjegjësisht lëmi për periudhë trevjeçare e llogaritur nga data e dhënies së Vendimit për akreditim.

Shoqatat e mësimdhënësve të zgjedhura, gjegjësisht Sindikatat e shoqatave me rregullore për organizimin e garave, do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do t’i organizojnë përmes mësimdhësve të cilët ligjërojnë lëndë mësimore të veçantë, lëndë apo fushë përkatëse si dhe do të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore me përjashtim të garave në Gjuhë dhe letërsi Shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi Turke.

Shoqata e mësimdhënësve ose Sindikata e Shoqatave mund të jep vetëm një diplomë për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë nxënësit që ka marrë pjesë në garën shtetërore në lëndën mësimore të veçantë, lëndën apo fushën përkatëse, lëvdatë nga mësimdhënësi-mentori, dhe për pjesëmarrësit tjerë mund të jep certifikatë për pjesëmarrje në garë.

Të drejtën për pjesëmarrje në këtë Konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Sindikatat e Shoqatave të mësimdhënësve të cilët nuk kanë marrë akreditim për lëndët mësimore që vijojnë për arsimin e mesëm dhe profesional:

 

-          Gjuhë dhe letërsi Shqipe

-          Gjuhë dhe letërsi Turke

-          Gjuhë Gjermane

-          Gjuhë Ruse

-          Gjuhë Italiane

-          Matematikë

-          Histori

-          Biznesi dhe Sipërmarrja

-          Biznes

-          Sport dhe aktivitetet sportive

-          Arti/Kultura muzikore

-          Arsim figurativ

-          Pedagogji

-          Psikologji

-          Drejtësi

-          Menaxhment

-          Logjika

-          Etika

-          Ekonomia

Lëndët profesionale nga profesionet në vijim:

-          Ndërtimtari – profesioni gjeodez

-          Gjeologjike-minerare

-          Profesioni grafik

-          Profesioni ekonomiko-juridik dhe tregtar

-          Profesioni shëndetësorë

-          Profesioni shërbime profesionale

-          Profesioni i tekstilit-lëkurës

-          Profesioni katering-turizëm

-          Pylltari – profesioni i përpunimit të drurit

-          Profesioni kimiko-teknik

 

Lëndët profesionale nga arsimi artistik për:

-          Arti i baletit

-          Arti figurativ dhe dizajni

 

Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së këtij Konkursi në zyrën e gjendjes civile të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. Sh. „Kirili dhe Metodij” nr. 54 Shkup.

 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar