Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Përvojat finlandeze si mbështetje në krijimin dhe zbatimin e modelit autentik të arsimit në Maqedoninë e Veriut

Përvojat finlandeze si mbështetje në krijimin dhe zbatimin e modelit autentik të arsimit në Maqedoninë e Veriut

 

Përvojat finlandeze si mbështetje në krijimin dhe zbatimin e modelit autentik të arsimit në Maqedoninë e Veriut

 

 

Në përputhje me të gjitha parametrat dhe udhërrëfyesit që e përcaktojnë nivelin e cilësisë, modeli arsimor finlandez është një nga më të mirët në shkallë globale. Treguesit më të rëndësishëm janë arritjet e nxënësve finlandezë në testimet dhe garat më të njohura dhe më prestigjioze ndërkombëtare ku ato janë gjithmonë më të ranguarit në vendet më të larta. Ajo është dëshmi e njohurive dhe aftësive të fituara të nxënësve finlandezë në shkollat e atjeshme.

 

Maqedonia e Veriut si vend në zhvillim ka tendencë  t`i ndjekë trendet globale arsimore, ndërsa falë bashkëpunimit të sapokrijuar dypalësh mes dy vendeve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera të sistemit në vend që punojnë në këtë fushë, marrin mbështetjen e Finlandës.

 

Prandaj, sot u organizua uebinar njëditor ku u ndanë përvojat arsimore finlandeze si mbështetje të reformave në arsimin fillor në vendin tonë. Në uebinarin morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe udhëheqësit e disa sektorëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shërbimit Pedagogjik dhe disa shkollave fillore në vend. Ndërsa nga ana tjetër përfaqësues ishin ambasadori i Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.t. Kimo Lahdevirta, këshilltarë të Agjencisë Nacionale të Arsimit Finlandez, profesorë nga Universiteti Finlandez për edukim të kuadrit mësimor - Oulu, si dhe  shumë ekspertë arsimor.

 

Shumë tema u diskutuan, mirëpo u fokusua në ndërtimin e rrjetit të shkollave që vazhdimisht do të angazhohen për ngritjen e konkurrencës dhe me çfarë masa stimuluese të njëjtat duhet të mbështeten nga institucionet kompetente të sistemit. Përfaqësuesit e Finlandës e ndanë përvojën e tyre rreth përgatitjes së strategjisë së tyre nacionale.

 

Në fjalimin e tij hyrës në uebinarin, ambasadori finlandez Kimo Lahdevirta theksoi se zhvillimi i të gjithë sistemit arsimor kërkon kohë.

 

“Në Finlandë, reforma e sistemit arsimor është ende në vazhdim. Është një kombinim unik i faktorëve të ndryshëm, kështu që çdo vend që aspiron të ndjekë hapat finlandez duhet të shikojë një pamje më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse. "Finlanda është e gatshme të ndajë njohuritë e saj dhe për këtë arsye ne besojmë se bashkëpunimi ndërkombëtar është vendimtar për arsimin."

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri shprehu mirënjohje të madhe për përfaqësuesit e institucioneve arsimore finlandeze për çiltërsinë për të ndihmuar vendin tonë që të përparojë në procesin e krijimit dhe zbatimit të një koncepti autentik për arsimin bashkëkohorë.

 

“Në kohën kur Maqedonia e Veriut është e fokusuar në zbatimin e reformave të mëdha, veçanërisht në fushën e arsimit fillor, është shumë e rëndësishme për ne të dëgjojmë përvojat e atyre që realisht diktojnë trendet arsimore globale. Ne po ashtu deri tani kemi mësuar nga Finlanda. “Ne kemi analizuar arsimin finlandez, por ky komunikim i drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për t`u njohur me politikat që krijoni dhe zbatoni dhe kjo do të na ndihmojë shumë”, theksoi  Shaqiri.

 

Të dy palët diskutuan gjithashtu rëndësinë e të paturit të një strategjie për motivimin dhe trajnimin e kuadrit të  mësimdhënësve  për të organizuar mësimdhënie më kreative dhe interaktive, e cila kërkon investim të domosdoshme në aftësitë e tyre digjitale, duke ofruar teknologji TI dhe materiale mësimore digjitale dhe interaktive.

 

Ministri Shaqiri tha se gjatë  dy-tre viteve të  fundit Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kushton vëmendje të madhe kuadrit mësimor, i cili në fakt është hallka më e rëndësishme në procesin arsimor, duke theksuar se as reformat më të mira në letër nuk do të kishin sukses nëse shkollat bëjnë, të mos ketë staf cilësor, të trajnuar mirë dhe të motivuar për punë.

 

Për këtë arsye në periudhën e kaluar i kemi rritur pagat për mbi 20 për qind dhe kemi futur mundësi për avancim në karrierë. “Jemi duke punuar që të kemi kushte më të mira për realizimin e mësimdhënies dhe posaçërisht jemi të përkushtuar që të ofrojmë trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional”, tha Shaqiri.

 

Në fund të seminarit u diskutua për krijimin e politikave për mbrojtjen e nxënësve nga të gjitha format e dhunës, veçanërisht nga dhuna online.

 

 

Përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës u pajtuan se organizimi i uebinareve të këtij lloji është një mënyrë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe se ky komunikim i drejtpërdrejtë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar