Mbështetja financiare dhe logjistike që marrim nga Bashkimi Evropian në zbatimin e një sërë procesesh reformuese në fushën e arsimit dhe në kuadër të integrimit të vendit në familjen evropiane është e një rëndësie të veçantë, ndaj pres qëe njejta jo vetëm të vazhdojë në të ardhmen, por edhe të rritet më tej.
Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë konferencës së sotme të rregullt mujore me përfaqësues të lartë të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Financave lidhur me procesin e realizimit të fondeve të BE-së, në kuadër të Programeve të Veprimit IPA 2 për vitin 2017 dhe 2019.
“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve është i lartë ndërkohë që proceset i zhvillojmë në mënyrë shumë transparente, kështu që besoj se besimi i partnerëve tanë po rritet dhe kjo do të na mundësojë të hapen mundësi të reja financiare”, tha Shaqiri.
Ministri shtoi se për Maqedoninë e Veriut, si edhe më parë, integrimi strategjik në BE mbetet prioritet kryesor strategjik dhe se të gjitha institucionet punojnë me përkushtim në fushat e tyre për të përmbushur kushtet dhe kriteret e vendosura BE.