Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik – NAWA informon se duke filluar nga viti akademik 2022/2023, realizimi i bashkëpunimit dypalësh ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë nga ana e Polonisë do të zbatohet në kuadër të “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation - offer for incoming students and scientists”).
Sipas anës polak në kuadër të Procesit të Berlinit, Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike do të ndajë bursa për studiues dhe studentë maqedonas për vitin akademik 2022/23, në kohëzgjatje prej 20 muajsh në vit për praktikën kërkimore dhe studime një semestrale në universitetet dhe institucionet të cilët janë nën kompetencën e ministrit të Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Republikës së Polonisë.Duke filluar nga viti akademik 2022/23, NAWA pranon edhe studentë e Erasmus +, të cilët mund të kombinojnë bursën NAWA me bursën Erasmus +.
Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kandidaturave, si dhe informacionet më të detajuara gjenden në:
https://nawa.gov.pl/studenci/studenci-zagraniczni/program-wymiany-osobowej-studentow-i-naukowcow-w-ramach-wspolpracy-bilateralnej-oferta-przyjazdowa
Fletëparaqitja së bashku me dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më vonë se 15 prill 2022.
Linku për regjistrim: https://www.nawa.gov.pl/en/
Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar,
e-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk
Shtojcë:
Announcement of the call for proposals;
Application form for candidates for the academic year 2022/23.